Pacolli ne Tirane Te njesojme ligjet tregun dhe arsimin

Pacolli shpjegon idene per dy shtetet E ardhmja bashkimi kombetar. Takime me Berishen Topin Topallin Ramen dhe flet ne Kuvend
Presidenti i Kosoves Behxhet Pacolli propozoi dje ne Tirane nje nisme sipas te ciles dy shtetet Kosova dhe Shqiperia do te perfitonin shume si ne aspektin ekonomik por dhe ne ate te integrimit duke njesuar ligjet tregun dhe arsimin. Ne konferencen e perbashket per shtyp me Presidentin Bamir Topi Pacolli theksoi se bashkepunimi Kosove-Shqiperi duhet te plotesohet edhe me shume sidomos per sa i perket levizjes se lire te mallrave dhe ligjet qe ndihmojne ne kete pike.
Ajo rruge qe me pare u nevojiteshin qytetareve tani 10 ore Rruga e Kombit sot behet per 3 ore. Por ajo nuk eshte e perplote e karikuar sa duhet me levizje te mallrave dhe te njerezve. Ne do ta bejme kete per te formuar nje treg te perbashket. Por kjo behet nese ne qe tani do heqim tarifat doganore qe percjellesit e ketyre mallrave te kene licenca te unifikuara. Te bejme ligje te njejta standarde te njejta dhe kjo do na coje drejt integrimit ne BE. Ne me kete nuk do lendojme askend do respektojme normat me komunitetet e tjera - deklaroi Presidenti i Kosoves.
Sipas Pacollit kjo ide dhe nisme e tij duhet te realizohet sa me shpejt pasi nuk ka me kohe per Kosoven.
Levizja e lire kjo eshte ide imja dhe pres shume te realizohet dhe keshtu ne do integrohemi ne rajon qe ne te ardhmen te integrohemi edhe ne BE. Forumet qe permenda ne do te insistojme qe ne te kemi nje axhende dhe une jam shume i bindur se do kem sukses me kete ide do bisedojme per tarifat doganore qe ato te mos ekzistojne qe te jene veprimtari plotesuese qe ajo qe eshte ne Kosove dhe jo ne Shqiperi te sillet ketu dhe anasjelltas si p.sh. patatet rrushi yne qe shkojne kudo ne rajon te jene dhe ne tregun shqiptar. Por jo vetem kaq edhe levizje te lira te ideve unifikimin e teksteve shkollore. Keto forume te ndodhin se ne duhet tia fillojme tani jemi me vonese. Presidenti Bamir Topi nga ana e tij theksoi se biseda mes dy presidenteve ishin pikerisht pikat se si dy vendet te rritin dimensionin e komunikimit mes tyre por edhe tema te ndjeshme sic jane problemet me tekstet. Me pas Kryeministri Berisha priti Presidentin e Republikes se Kosoves z. Behxhet Pacolli te cilit i rishprehu urimet e tij me te perzemerta per detyren e re dhe i rikonfirmoi edhe nje here bindjen e tij te thelle se me perkushtim dhe pervoje do te permbushe me sukses kete detyre te larte. Presidenti Pacolli i percolli atij pershendetjet me te perzemerta te te gjithe qytetareve te Kosoves dhe e falenderoi me mirenjohjen me te thelle per perkushtimin angazhimin vizionin dhe energjite e tij te pashtershme ne mbeshtetje dhe ndihme te Kosoves e te ceshtjes kombetare. Ne takim u rikonfirmuan marredheniet e shkelqyera vellazerore te gjithanshme midis dy vendeve e popujve dhe angazhimi i te dyja vendeve per te ndertuar bashkepunimin me te ngushte e te shkelqyer ne te ardhmen duke e shnderruar keshtu faktorin shqiptar ne shembull te marredhenieve te shkelqyera te bashkepunimit e miqesise ne rajon. Kryeministri Berisha dhe Presidenti Pacolli vleresuan se bashkepunimi eshte ne sherbim te interesit me te mire te qytetareve te Shqiperise dhe te Kosoves paqes stabilitetit e miqesise midis vendeve te Ballkanit Perendimor e me gjere si dhe ecjes perpara me shpejtesi drejt te ardhmes se perbashket ne Bashkimin Evropian dhe ne komunitetin euroatlantik. Gjate takimit bashkebiseduesit shprehen angazhimin e te dyja vendeve per te zgjeruar dhe per te thelluar bashkepunimin ne te gjitha fushat bazuar kjo ne kuadrin me te mire e lehtesues ligjor ne vecanti per sa i perket bashkepunimit ne fushen ekonomike bujqesore investimeve te gjithanshme infrastrukturave te rendesishme qe do te lidhin dy vendet dhe mbare rajonin. Ne kete kontekst ata rikonfirmuan vullnetin per ndertimin e nje sere veprash infrastrukturore qe do te lidhin dy vendet dhe do te forcojne shkembimet midis qytetareve te Shqiperise dhe Kosoves perfundimin e Rruges se Kombit dhe akset e tjera rrugore qe lidhin dy vendet nevojen per lidhje hekurudhore si dhe fillimin e punimeve brenda te ketij viti te linjes se interkonjeksionit 400 kilovolt Tirane - Prishtine. Presidenti Pacolli vleresoi gjithashtu reformat e jashtezakonshme dhe arritjet e medha te qeverise shqiptare gjate kesaj periudhe te cilat kane transformuar vendin dhe kane bere te mundur ecjen e tij perpara ne drejtim te integrimit euroatlantik sic ishte integrimi ne NATO dhe rruga drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Heqja e vizave per qytetaret shqiptare eshte nje mrekulli e vertete per te cilen shqiptaret do tju jene perhere mirenjohes ju zoti Kryeminister dhe reformave te qeverise suaj - u shpreh President Pacolli. Ne takim u diskutua situata politike ne rajon dhe u konfirmua rendesia per vazhdimin e dialogut per te gjitha ceshtjet teknike midis Prishtines dhe Beogradit i cili do ti sherbeje lehtesimit te jetes se perditshme te qytetareve te te dyja vendeve. Gjithashtu ne takim u vleresua fakti qe Republika e Kosoves eshte shnderruar tashme ne nje faktor real stabiliteti paqeje e miqesie ne rajon. Presidenti i Kosoves Behxhet Pacolli u takua dje edhe me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe mbajti dje nje fjalim para deputeteve ne Kuvendin e Shqiperise. Ai beri thirrje pernjesimin e qendrimeve dhe bashkepunim ne te gjitha fushat mes Shqiperise dhe Kosoves por edhe mes vendeve te tjera te rajonit. Kemi pasur rezultate por nuk duhet te kenaqemi me kaq duhet ti japim kuptim angazhimit shekullor te paraardhesve tane - tha Pacolli. Ai beri me tej propozime konkrete ne fjalen e tij perpara deputeteve ne Kuvendin e Shqiperise. Propozoj nje takim periodik te drejtuesve te vendeve tona te modelit te Keshillit Evropian duke ftuar ketu edhe Maqedonine dhe Malin e Zi - tha Pacolli. - Propozoj te zhvillojme edhe forumin periodik te bizneseve. Iniciativat jane te pakta eshte normale qe bizneset tona te konkurrojne ashper me njera-tjetren - tha kreu i shtetit te Kosoves. Pacolli e quajti te pafajshem shfrytezimin e burimeve tona nga vende te treta duke e vene theksin tek burimet energjitike. Te njesohet prodhimi i energjise elektrike nje sistem energjetik i perbashket. Te eliminojme barrierat per levizjen e mallrave. Per dhenien e licencave per themelimin e ndermarrjeve te trajtohemi njelloj. Te njesojme legjislacionin dhe rregullat e komunikacionit. Te unifikojme sistemin akademik - tha Pacolli.
Ai vuri ne dukje se jo vetem gjuha eshte element njesues. Duhet te bejme me shume sepse kjo eshte menyra per te realizuar bashkimin kombetar - u shpreh Pacolli. Ai shtoi se vendet e Ballkanit tashme duhet te shohin nga e ardhmja euroatlantike. Po dje kreu i shtetit te Kosoves u prit edhe nga kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama i cili i dorezoi Celesin e Arte. Ne diten e dyte te vizites se tij ne Shqiperi Presidenti Pacolli do te takohet me kryetarin e Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet Shpetim Idrizi dhe me kryetarin e Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta. Pas ceremonise se vendosjes se kurores per nder te te reneve ne Monumentin Nene Shqiperi Presidenti i Kosoves do te jete i pranishem ne Universitetin Evropian te Tiranes ku do ti dorezohet cmimi Honoris Causa. Axhenda e tij vijon me pjesemarrjen ne punimet e Forumit te Biznesit Shqiperi-Kosove per tu pasuar nga nje vizite ne qytetin e Krujes ku do te vizitoje Muzeun Historik Kombetar Muzeun Etnografik dhe Pazarin e Vjeter. Gjithashtu Presidenti Pacolli do te vendose edhe nje kurore ne varrin e Skenderbeut ne qytetin e Lezhes.