Bundestagu gjerman akuza PS-se Po bllokon integrimin e Shqiperise
Bundestagu gjerman denon politiken e ndjekur nga Partia Socialiste per dy vite me radhe. I derguari i Bundestagut gjerman Roderich Kiesewetter gjate nje takimi qe zhvilloi dje me Kryeparlamentaren Topalli denoi ashper kete qendrim. Me lejoni qe si parlamentar si deputet i Gjermanise te shpreh gjykimin dhe mendimin tim ne lidhje me bllokaden politike qe i ndodh Parlamentit vendit tuaj prej pothuaj dy vitesh. Pikerisht ne kete menyre bllokohet miratimi i ligjeve te rendesishme bllokohet realizimi i kushteve te rendesishme te cilat do te ishin te domosdoshme ne permbushjen e tyre per perafrimin dhe per rrugen e integrimit te Shqiperise drejt Bashkimit Evropian. Opozita duhet te jepte shenjat e veta per te arritur kete qellim final qe eshte anetaresimi ne Bashkimin Evropian - tha ai. Parlamentari gjerman shtoi se ne ne kete kontekst te rendesishme jane dy pika kryesore lufta kunder korrupsionit dhe krijimi apo ndertimi i strukturave te suksesshme te shtetit ligjor. Ne shprehim mbeshtetjen tone per qeverine ne perpjekjet e veta per te plotesuar ne menyre te suksesshme kushtet integrimin evropian. Gjermania mundi te kapercente veshtiresite pas luftes se ftohte pikerisht duke pasur nje bashkepunim te suksesshem dhe krah per krah qeverise opozites dhe popullit. Ndaj kerkesa jone do te ishte drejtuar opozites dhe qeverise per te kerkuar dialogun midis tyre. Gjithashtu do ti drejtoheshim edhe forcave te moderuara te Partise Socialiste per te bere te mundur qe te gjejne per te liruar rrugen e bashkepunimit me qeverine - deklaroi ai. Roderich Kiesewetter theksoi me tej hapat qe ka hedhur vendi une ne kuader te integrimit ndersa shtoi se keto perpjekje duhet te jene te te gjitha paleve. Ne kete kontekst do te ishin te nevojshme perpjekjet e te gjitha paleve qofshin keto politike pra te majta ose te djathta por une do te doja tu drejtohesha para se gjithash qytetareve te rinjve dhe te rejave te ketij vendi te gjithe qytetareve te ketij vendi te bukur qe mund te kontribuojne ne menyre aktive per te arritur progres ne rrugen drejt integrimit evropian - tha ai. Kiesewetter shtoi se ngjarjet e 21 janarit duhet te sqarohen dhe mbi to duhet te hidhet drite ne menyre mjaft te kujdesshme dhe te qarte. I derguari i Bundestagut gjerman zhvilloi takim dhe me kryetaren e Komisionit te Integrimit Evropian zonjen Ermelinda Meksi ndersa do zhvilloje takim dhe me ministren e Integrimit Evropian Majlinda Bregu dhe me ministrin e Brendshem Lulzim Basha.