E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku vizitë dyditore në Estoni

Ministrja për Integrime, Vlora Çitaku, do të qëndrojë për vizitë dyditore në Estoni. Çitaku do të udhëtojë të hënën drejt Talinit, ku do të takohet me zyrtarë të këtij shteti përfshirë edhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi Urmas Paet.
 

Ndërkaq,sic behet e ditur nga mediat kosovare, temë e bisedimeve do të jenë integrimet evropiane dhe shkëmbimi i përvojës me autoritetet estoneze në lidhje me këtë çështje. Çitaku dhe Paet do të diskutojnë edhe rreth marrëdhënieve bilaterale, procesin e zgjerimit të BE-së, raportet e Kosovës me Serbinë, si dhe situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor.
 

Çitaku do të takojë edhe zyrtarë të tjerë estonezë përshirë zëvendëssekretarin e ministrit të Jashtëm për çështje të BE-së, Kaja Tael.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›