E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli në Ugandë, takohet edhe me presidentin

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behxhet Pacolli ka takuar në Kampala të Ugandës, Ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Sam Kutesa.
Gjatë këtij takimi Pacolli, ka diskutuar me Ministrin të Punëve të Jashtme, Kutesa, për zhvillimet demokratike në Kosovë dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova gjatë procesit të integrimit në strukturat Euroatlantike.
Ndërkaq, të premten Pacolli do të takohet me presidentin e Ugandës, Yoëeri Museveni. Ky i fundit, sipas një njoftimi për shtyp, do të organizojë një ceremoni shtetërore posaçërisht për nderë të zëvendëskryeministrit të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›