Pacolli në veri tëMitrovicë: Ju jenipjesë e Kosovës
MITROVICE- “Ndijeni veten gjithmonë qytetarë të barabartë të Republikës së Kosovës”, ishte mesazhi që dha sot presidenti Behxhet Pacolli për qytetarët në veri të Mitrovicës, pasi kaloi në këmbë urën kryesore të lumit Ibër “kufi” të qytetit të ndarë nga lufta e para mëse 12 viteve.
Shoqëruar nga masat e duhura të sigurisë, i pari president i Kosovës që kalon më këmbë urën e njohur për incidente e tensione ndëretnike, u ndal në zonën “Tre Rrokaqiejt”, ku jetojnë edhe shqiptarë në veriun e dominuar nga serbët dhe qëndroi për një kohë në shtëpinë në Suhadoll të ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, me të cilin ishin së bashku në këtë vizitë.
“Ju them se në të ardhmen, askush nuk guxon ta çojë gishtin drejt asnjë banori, pa marrë parasysh i cilës etni është. Ju jeni pjesë e Kosovës dhe keni gjithë mbështetjen dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës”, theksoi Presidenti Pacolli gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonës së “Tre Rrokaqiejve”.
Vizita e Presidentit Pacolli dhe ministrit Rexhepi në veri të Mitrovicës u bë nën masa të rrepta të sigurisë, ku u vu re prani e shtuar e forave të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, ndërsa nuk u raportua asnjë incident.
(m.a/BalkanWeb)