E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e sistemit vaditës, tokat e Lezhës po lihen djerrë

Lezha është një ndër rajonet më prodhuese në të gjithë Ultësirën Perendimore, por tokat bujqësore nuk japin prodhimet e duhura, situatë kjo e parë në 20 viteve e fundit.
 

Arsyeja pse tokat po lihen djerrë dhe vetëm disa prej tyre punohen është mungesa e sistemit ujitës, i cili prej kohësh ka dalë jashtë funksionit. Të mbjellat po thahen për ujë, ndërsa fermerët thonë se nuk mund t`i punojnë, pasi krahas kostos së punimit nuk kanë mundësi që t`i ujisin këto toka.
 

Situatën shumë të vështirë e pranojnë edhe institucionet përgjegjëse. Drejtori i Bordit të Kullimit ne Lezhë, Luigj Frangaj, thotë se asnjë politike mbi ngritjen e fermave nuk mund të funksionojë pas pasur sisitemin ujitës.
 

Prodhimi i shalqinit është një ndër produktet që e bën Lezhën të dalluar nga rajonet e tjera, ku shalqini i fushës së Torovicës mbetet më i njohuri, por që edhe ky produkt nga viti në vit ka pësuar rënie të prodhimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›