Pacolli rimerr drejtimin e AKR-se

Behgjet Pacolli është rikthyer në krye të subjektit që e themeloi vetë, Aleancës Kosova e Re.
Këshilli Drejtues i kësaj partie, në një mbledhje që ende po vazhdon, ka vendosur ta shfuqizojë vendimin që mori vetë javën e kaluar për emërimin e Rrahim Pacollit në këtë post.
Burime brenda këtij takimi bëjnë të ditur për gazetën “Express” se Këshilli ka vendosur unanimisht që Behgjet Pacolli të rimarrë drejtimin e partisë.
Behgjet Pacolli dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të AKR-së pas zgjedhjes president, detyrë nga e cila dha dorëheqjen pasi zgjedhja e tij u shpall antikushtetuese.
Pas këtij vendimi ai u caktua zëvendëskryeministër i parë i Kosovës, duke u përqendruar kryesisht tek lobimi për njohjen e pavarësisë.
Së fundmi ai ka kryer një seri vizitash në vendet e Afrikës, prej nga kanë ardhur një numër jo i vogël njohjesh të shtetit të ri të Evropës, e fundit nga Bregu i Fildishtë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, nis viti i ri akademik
Në Kosovë nis viti i ri akademik i studimeve. Me këtë rast presidentja kosovare Atifete Jahjaga tha se Universiteti i Prishtinës, që nga themelimi ka qenë sinonim i Kosovës së re, që sipas saj synon vlerat e civilizimit bashkëkohor.
Rexhepi: Do të heqim barrikadat
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi i ka quajtur paradoksale barrikadat e serbëve në Veri të Kosovës, pasi sipas tij këto barrikada vështirësojnë më tepër jetën e komunitetit serb se sa të insitucioneve të Pritshtinës. VV: 13 pika për Veriun
Enver Zymeri, polic i njësisë speciale të Kosovës nuk është vrarë nga snajperë, por nga afër. Kështu pohojnë në Lëvizjen Vetëvendosje, ku kanë vënë në dyshim këtë version, meqë sipas tyre polici Zymeri është vrarë nga afërsia me armë automatike nga një pritë e kriminelëve serbë. Thaçi: Gati të takoj krerët e Serbisë
Në një intervistë të dhënë dje për Zërin e Amerikës, kryeminisri i Kosovës Hashim Thaçi, u shpreh i gatshëm për takime me krerët e Serbisë. Rasmussen: KFOR veproi për vetëmbrojtje
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaroi sot në Bruksel se nuk ka nevojë për hetime të vecanta mbi veprimin e ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës.
Lajmet kryesore
"Qeveria s’kontrollon evazionin"
KLSH: Nga 106 mijë biznese, vetëm 55% paguan kontribute
Kasat fiskale shtypen për procedurë
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
Itali, familja Kercher e indinjuar
Bulqiza, toka ku bëhet pazar me vdekjen