Rasmussen KFOR veproi per vetembrojtje

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaroi sot në Bruksel se nuk ka nevojë për hetime të vecanta mbi veprimin e ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës.
“I kam marrë raportet dhe kam biseduar me presidentin Tadic. U kam ofruar serbëve informacione nëpërmjet kanaleve të zakonshme ushtarake. Trupat e KFOR-it kanë vepruar qartazi për vetëmbrojtje”, tha Rasmussen, duke iu referuar ngjarjes në Qeshmellug.
Këto komente ai i bëri në një konferencë për shtyp në Bruksel, para mbledhjes së ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.
Ai theksoi se ministrat do të diskutojnë për Kosovën dhe u bëri I kam marrë raportet dhe kam biseduar me presidentin Tadic. U kam ofruar serbëve informacione nëpërmjet kanaleve zyrtare. Trupat e KFOR-it kanë vepruar qartazi për vetëmbrojtje
Anders Fogh Rasmussen
Sekretar i përgjithshëm i NATO-s thirrje të gjitha palëve që t’u shmangen aksioneve të njëanshme dhe mesazheve nxitëse.
“I ftoj të gjithë që të angazhohen për dialog dhe jo për konflikte, pasi një e ardhme e sigurt dhe e qëndrueshme është në interes të të gjithjë qytetarëve në Kosovë”, tha Rasmussen.
Duke folur për praninë e KFOR-it në vendkalimet kufitare në pjesën veriore të Kosovës, shefi i Aleancës sqaroi se për NATO-n është e rëndësishme që të jetë atje për të mbrojtur të gjithë banorët.
“Në harmoni me mandatin tonë, ne jemi atje që të garantojmë siguri dhe liri të lëzivjes. Dhe në lidhje me këtë, ne ndihmojmë EULEX-in”, nënvizoi Rasmussen.
“KFOR-i është i treti që kundërpërgjigjet. E para vepron Policia e Kosovës, i dyti EULEX-i, ndërsa i treti KFOR-i”, saktësoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Ai shtoi se kriza e re në Kosovë ka treguar se sa shpejtë mund të shpërthejë dhuna dhe sa e rëndësishme është që NATO të vazhdojë misionin e tij atje. Veriu i Kosovës
Rexhepi: Do të heqim barrikadat
VV: 13 pika për Veriun
Thaçi: Gati të takoj krerët e Serbisë
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, nis viti i ri akademik
Në Kosovë nis viti i ri akademik i studimeve. Me këtë rast presidentja kosovare Atifete Jahjaga tha se Universiteti i Prishtinës, që nga themelimi ka qenë sinonim i Kosovës së re, që sipas saj synon vlerat e civilizimit bashkëkohor.
Pacolli rimerr drejtimin e AKR-së
Behgjet Pacolli është rikthyer në krye të subjektit që e themeloi vetë, Aleancës Kosova e Re. Kurti: Plani operacional, i dështuar
Lëvizja Vetëvendosje e ka vlerësuar si të dështuar planin operacional të qeverisë së Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri. Dacic: Konferencë ndërkombëtare për Kosovën
Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic ka propozuar mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe cështjet “e kontestuara” të saj. Prishtinë, ekzekutohet kreu i Arsimit
Qyteti i Prishtinës u trondit këtë mëngjes nga vrasja e një zyrtari të komunës në zyrën e tij. Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës Remzi Salihu u qëllua për vdekje me pesë plumba në kraharor më zyrën, e cila ndodhet në objektin e ri të komunës në lagjen 'Arberia' të kryeqytetit kosovar.
Lajmet kryesore
"Qeveria s’kontrollon evazionin"
KLSH: Nga 106 mijë biznese, vetëm 55% paguan kontribute
Kasat fiskale shtypen për procedurë
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
Itali, familja Kercher e indinjuar
Bulqiza, toka ku bëhet pazar me vdekjen