E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli vazhdon lobimin në Afrikën Qëndrore

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli po vazhdon aktivitetet e tij në Afrikë, në kuadër të fushatës lobuese për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Pacolli është takuar të martën me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Guinea Conakry, ku ka diskutuar për përshpejtim të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky vend. Më pas Pacolli ka vazhduar angazhimet e tij lobuese në Togo, në kryeqytetin Lome, ku është takuar me zëvendëspresidentin e këtij shteti.

Pacolli të martën në mbrëmje do të udhëtoj për në Lagos ku do të takohet me kryetarin e Komunitetit Ekonomik të shteteve të Afrikës Perendimore, James Victor Gbebo. Ndërkaq të mërkurën, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, do të udhëtojë në Afrikën Qendrore, konkretisht në Republikën e Ruandës, ku do të takoj kryeministrin e këtij vendi, Bernard Makuza.

Pacolli, ditët e fundit ka qëndruar në Afrikë, ku ka pasur takime me përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Ganës dhe ka marrë pjesë në Ceremoninë Inauguruese të Presidentit të ri të Bregut të Fildishtë, duke takuar një sërë personalitetesh përfaqësuese nga vende te ndryshme të botës.

Angazhimet e tij në kuadër të kompetencave të tij institucionale për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës, thuhet se do të vazhdojnë me intensitet të shtuar edhe në ditët në vijim.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›