E Diel, 1 Nëntor 2026

Padi ministrit Tafaj la 4.400 fëmijë autikë pa shkollë

TIRANE-Të jesh autik në Shqipëri, përveç sëmundjes, të duhet të luftosh edhe me diskriminimin. Dhe më e keqja është që kjo kategori diskriminohet edhe nga vetë institucionet shtetërore, të cilët duke mos përmbushur detyrat që kanë, shkelin me të dyja këmbët te drejtat që u burojnë nga Kushteta, dhe bëhen shkak që të nxisin një zinxhir të tërë diskriminimi dhe lënie në harrese. Gazeta Shqiptare sjell sot nje shembull konkret te ketij rasti.
 I ndodhur përballë kësaj situate, Xhevdet Sheta, djali 7-vjeçar i të cilit është diagnostikuar me sindromin autik infantil, ka hedhur hapin e fundit. Atë të hapjes së një padie penale kundër ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili duke mos angazhaur specialistët për hartimin e programeve dhe kurrikulave për këtë kategori fëmijësh, është bërë shkaku që ata të mbeten pa shkollë. Ai kërkon që MASH të hartojë kurrikula të veçanta për këtë kategori fëmijësh dhe të shkojnë në shkolla normale, ku të asistohen nga një punonjës social.

Në kallëzim penal i cili tashmë është në duart e drejtësisë, prindi Xhevdet Sheta, pretendon se janë rreth 4400 fëmijë autikë, të cilët kanë mbetur pa shkollë për faj të mungesës së një Abetareje edhe për ta. "Ky grupim shoqëror përbën gati 1%, të fëmijëve që kanë pasur moshën biologjike për të filluar klasën e parë, këtë vit shkollor (2010-2011)", citohet ne padine e publikuar sot nga Gazeta Shqiptare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›