E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare te larte evropiane pershendesin institucionet e reja ne Kosove

Qeveria e re e Kosoves u mblodh sot per here te pare pasi u zgjodh mbreme ne Parlamentin e Kosoves pas nje votimi te tensionuar per zgjedhjen e presidentit te ri te vendit Behxhet Pacolli.

Votimet e mbremshme u zhvilluan pa pjesemarrjen e opozites e cila tha se eshte shkelur kushtetuta e Kosoves duke paralajmeruar perdorimin e sic eshte thene te gjithe instrumenteve demokratike per te perballur situaten e re te krijuar ne vend. Zyrtare te Lidhjes Demokratike te Kosoves qe eshte partia me e madhe opozitare paralajmeruan mundesine qe te kerkojne nje opinion te Gjykates Kushtetuese.

Parlamenti i Kosoves zgjodhi me 62 vota per 4 kunder dhe nje vote te pavlefshme Behxhet Pacollin kryetarin e deritashem te Aleances Kosova e Re ne postin e presidentit te Kosoves. Ai u zgjodh ne raundin e trete te votimeve pasi qe ne dy raundet e para ai mori 54 perkatesisht 58 vota.

Pas kesaj pasoi kerkesa e Partise Demokratike te Kosoves per nje keshillim gje qe u kundershtua nga kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi i cili tha se pushimi ndermjet raundeve te votimeve eshte kunder kushtetutes dhe ne funksion te trysnise ndaj deputeteve. Opozita por edhe nje numer deputetesh te Partise Demokratike thane se zoti Pacolli nuk siguron unitetin e popullit sic eshte percaktuar me kushtetute. Ky i fundit ne diten e pare te punes tha se populli eshte i bashkuar.

Sigurisht populli i Kosoves eshte i bashkuar dhe do te jete i bashkuar -  tha Presidenti Pacolli.
  
Nderkaq kryeministri i Kosoves Hashim Thaci qeveria e te cilit mori 65 vota ne Parlament i beri thirrje opozites qe te marre pjese ne institucionet e Kosoves. Ai tha se nder perparesite e kesaj qeverie eshte integrimi ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO dhe lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Po ashtu kryeministri Thaci u angazhua edhe per bisedimet me Serbine

Dialogu qe do te fillon ne te ardhmen e afert do te permbyllet me nje jete me te mire per te gjithe qytetaret e Kosoves dhe rajonit per nje te ardhme me te mire evropiane per nje te ardhme me te mire per te dy vendet dhe popujt tane dhe me njohjet reciproke qe do te ndodhin - tha kryeministri Thaci.
  
Perkushtimin e qeverise se re ndaj dialogut mes Prishtines e Beogradit e kane mirepritur edhe perfaqesuesja e larte e Bashkimit Evropian Catherine Ashton dhe Komisionari per Zgjerim Shtefan Fle te cilet kane mirepritur edhe zgjedhjen e institucioneve te reja te Kosoves dhe zgjedhjen e Presidentit.

Ne nje deklarate te dy zyrtareve te larte te Bashkimit Evropian shprehet gatishmeria per bashkepunim per permiresimin e jetes se qytetareve te Kosoves permbushjen e ardhmerise evropiane te Kosoves forcimin e administrates vendosjes se sundimit te ligjit dhe integrimin e te gjitha komuniteteve.

Ne mirepresim perkushtimin e qeverise se re ndaj dialogut mes Prishtines e Beogradit. Ketu ne gjithashtu do te punojme se afermi me Kryeministrin dhe ekipin e tij te ri thuhet ne deklaraten e zyrtareve te larte te Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›