E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, sot debate për imunitetin e ndryshimet në Rreg. parlamentare

TIRANE-Draftet e PD për imunitetin dhe ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit priten te shqyrtohen sot në seance plenare. Debatet e gjata mes mazhorances dhe opozitës që kanë shoqëruar këto propozime te PD në mbledhjet e komisioneve parlamentare sot paradite priten të zhvendosen në sallen e Kuvendit.
Opozita ka paralajmëruar pjsemarrjen ne sëance dhe kesisoj parashikohet nje seance e ndezur debatesh per shkak te kundershtive të forta të opozites për dy draftet.
Fillimisht Kuvendi nis punimet me nje seance homazh në nderim të 60-vjetorit të pushkatimit pa gjygj të 22 intelektualëve nga e gjithë Shqipëria. Kjo seance sipas njoftimit zyrtar i kushtohet "Ditës së Kujtesës" për krimet dhe pasojat e komunizmit.
Me pas pritet dhe nisja e seances normale e cila pritet të kete debate.
Ndryshimet në rregullore opozita i cilëson përpjekje te mazhorancës për ti mbyllur gojën kundërshtarëve të qeverisë në sallën e Kuvendit.
Po keshtu te papranueshme cilesohen prje saj dhe ndryshimet që i jane bere rregullores persa i perket minutazhit vënë në dispozicion deputeteve per te folur nre foltoren e kuvendit ashtu dhe masave te forta përjashtuese në rast shkelje të kesaj rreglloreje.
Edhe për kufizimin e imunitetit opozita ka shfaqur kundershtite e veta duke cilesuar draftin e PD si pjese të demagogjise se saj pasi shume zyrtare te larte te akuzuar për afera dhe vepra të renda vazhdojnë të mbajne poste të larta shtetërore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›