Topi Vendi ti rikthehet orientimit evropian

Ne Shqiperi presidenti Bamir Topi tha sot se vendi ka nevoje urgjente te kaperceje krizen politike e ti rikthehet orientimit euopian duke kerkuar nga klasa politike qe te gjeje nje zgjidhje afatgjate e te tregoje vullnet per te bashkepunuar ne emer te se ardhshmes se Shqiperise. Presidenti ju drejtua sot me nje leter kryetareve te partive parlamentare duke i ftuar te qendrojne larg retorikes konfliktuale te respektojne institucionet dhe te permbushin detyrimet ligjore ndaj procesit zgjedhor
Ne nje situate kur duket se kane rene ne vesh te shurdhet te gjitha thirrjet per dialog drejtuar klases politike e cila eshte mberthyer nga nje konflikt i ashper qe zgjat prej shume kohesh presidenti Bamir Topi shprehu sot serish shqetesimin e tij per situaten ne te cilen ndodhet vendi me ane te nje letre derguar kryetareve te partive parlamentare
Prej disa muajsh vendi vijon te jete peng i kontradiktave dhe konfliktualitetit politik institucionet perfaqesuese nuk jane teresisht funksionale dhe imazhi i Shqiperise eshte demtuar ndjeshem ne raport me Bashkim europian dhe partneret tane strategjike nderkombetare shkruan kreu i shtetit.
Sipas presidentit Topi burimi i krizes duhet kerkuar ne mosbesimin e thelle mes paleve ne mungesen e dialogut institucionale ne oratorine konfliktuale e perjashtuese politike si dhe ne dominimin shpesh here te interesave dhe axhendave politike nominale mbi ato publike. Sipas kreut te shtetit vendi ka nevoje emergjente te kaperceje krizen politike ne te cilen ndodhet te deshmoje aftesi dhe maturi politike per tiu rikthyer orienitimit europian. Ne leter ai shton se qytetaret shqiptare kane te drejte te presin nga perfaqesuesit e tyre politike aftesi per te kerkuar e gjetur zgjidhje afatgjata ne interes te vete qyetareve dhe te vendit si dhe vullnet per te bashkepunuar ne ndertimin e nje te ardhmeje sa me pozitive per vendin. Sipas tij procesi politik nuk duhet te shihet si bilanc personal apo partiak humbjeje apo fitoreje.
Ne leter presidenti Topi nenvizon se problematika aktuale politike ka nevoje per nje ridimensionim tye sjelljeje politike dhe institucionale te bazuar ne rikthimin e qetesise e te dialogut. Ai ben thirrje qe udheheqesit politik te ndikojne per vetpermbajtje dhe sjellje larg cdo retorike konfliktuale per respektim e mbeshtetje te institucioneve kushtetuese per pjesmarrje dhe jete aktive parlamentare per permbushjen e detyrimeve ligjore ndaj procesit zgjedhor te 8 majit si dhe realzimin ne kohe te te gjithe kerkesave te parashtruara nga komisioni europian.
Duke ju rithyer ngjarjeve te 21 janarit ai shprehet per nevojen e nje hetimi korrekt profesional e te pavarur te ngjarjeve me qellim qe sic thote ai cilido individ qe ka shkelur ligjin pavaresisht perkatesise politike apo profesionit te perballet me pasojat e merituara ligjore. Shqiperia - thekson presidenti Topi - meriton te kete institucione te pavarura meriton qe keto institucione te kene kohen dhe hapesiren e tyr per te vepruar nme perputhje me ligjin pa ndikime e presione politike sepse cdo problematike meriton te trajtohet e te marre zgjidhje ligjore e institucionale2 shkruen kreu i Shtetit ne letren derguar kryetareve te partive parlamentare..