E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA bejne thirrje per pjesemarrje ne zgjedhjet e 8 majit

SHBA ofroi sot nje fond prej rreth 360 mije dollare per zgjedhjet vendore te 8 majit. Ambasadori i SHBA-se ne Tirane Aleksander Arvizu beri te ditur se kjo ndihme do te shkojne tek organizatat e shoqerise civile per te vezhguar zgjedhjet te cilet kane krijuar tashme nje koalicion te vezhguesve vendore.

 Vezhgimi eshte pjesa themelore e dites se zgjedhjeve dhe ndihmojne qe gjithkush te sigurohet nese zgjedhjet ishin te besueshme ne perputhje me frymen dhe me germen e ligjit - tha ambasadori Arvizu. Sipas tij fushata eshte e nevojshme si pjese e procesit demokratik dhe qytetaret kane nevoje te degjojne premtimet e politikaneve dhe te marrin vendimet e tyre si duhet sepse ne SHBA shpesh thuhet se e gjithe politika eshte vendore.

Keto zjedhje vendore jane shume te rendesishme per Shqiperine. Ne shpresojme qe te shohim konkurrence dhe fushate zgjedhore mes shume partive duke perfaqesuar pikepamje te ndryshme. do qytetar ka vetem nje vote dhe cdo vote numerohet. Ky eshte mesazhi per keto votime Vota juaj do te numerohet sepse ka vlere dhe Shqiperia do te ece perpara ndaj eshte e rendesishme qe te gjithe te perdorin te drejten e tyre per te votuar - tha ambasadori Arvizu.

Ambasadori amerikan tha se keto zgjedhje jane per te ardhmen e Shqiperise ndaj jane kaq te rendesishme dhe SHBA vendosen te japin fonde per to. Ambasadori Arvizu u beri thirrje vezhguesve vendas qe ta merrnin pergjegjesine e mbikeqyrjes se zgjedhjeve me seriozitet dhe me integritet. Ai tha se vezhgimi eshte shume i rendesishem qe kushdo te sigurohet se zgjedhjet u kryen me sukses dhe se ato pasqyrojne deshiren e popullit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›