E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërheqja nga rivotimi, Berisha: Rama pranoi vjedhjen, ka frikë ndëshkimin

berishaaaaaaaaaaaaaaa-e-reTiranë- Kryeministri ende në detyrë Sali Berisha duke komentuar vendimin e Partisë Socialiste për tërheqje nga kërkesa për rivotim në qarkun e Lezhës, ka deklaruar se sipas tij, me këtë tërheqje, kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka pranuar botërisht “se ka vjedhur  1250 vota në Lezhë”.

Sipas tij, “1200 votat dhe mandati i vjedhur i Lezhes janë simboli i shëmtuar i 23 qershorit!”.

Berisha shkruan në rrjetin social Facebook: “Edi Rama sot pranoi boterisht se ka vjedhur 1250 vota ne Lezhe. Ai papritmas terhoqi kerkesen e paraqitur ne gjykate per perseritjen e zgjedhjeve ne qarkun e Lezhes pasi u gjet se ne 14 kuti te ketij qarku kishte vjedhur me dhune, terror dhe para droge 1250 vota dhe natyrisht me perseritjen e zgjedhjeve, indirekt, u kerkohej ndjese qytetareve te Lezhes. Natyrisht, terheqjen ai e beri vetem e vetem se perseritja e zgjedhjeve do te sillte ndeshkimin e tij shembullor nga lezhianet per vjedhjen e votes me 23 qershor dhe do hapte rrugen per perseritjen e tyre ne Shkoder ku jane vjedhur rreth 700 vota dhe ne qarqe te tjera. Por pavarsisht nga kjo terheqje, zgjedhjet e 23 qershorit, rezultati i tyre, mbeten fundekrye te manipuluara. Hetimi dhe transparenca e zgjedhjeve aty ku jane perdorur krimi dhe parate e pista jane vendimtare per stabilitetin e vendit. Perpara per voten e lire te shqiptareve! sb”,- shkruan Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›