E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padi penale për prerjen e pemëve dekorative

26/03/2009  Bashkia Fier

FIER- Priten pemët dekorative 35-vjeçare në qendër të qytetit Fier. Bashkia denoncon dhe hap padi penale për këtë vepër. Një konferencë për median drejtuesi i departamentit juridik në Bashkinë Fier, Luan Cala, e ka quajtur këtë veprim të shëmtuar dhe që dëmton imazhin e komunitetit fierak, ndërkohë që është denoncuar ky rast në komisariatin e policisë dhe Prokurorinë Fier. Nuk dihen ende motivet dhe autorët, ndërkohë që ky rast, sipas Calës, po ndiqet nga organet e drejtësisë.“Bashkia Fier,ka thënë Calaj, në bazë të procesverbaleve të mbajtura në vendin e ndodhur në qendër të qytetit menjëherë bëri denoncimin në komisariatin e policisë Fier dhe Prokurorinë e rrethit Fier kallëzim penal. Për të gjetur autorët e këtij veprimi të paligjshëm të prerjes së pemëve dekorative në qytetin tonë. Theksojmë se prerja e pemëve është atribut vetëm i KRT-së në Bashkinë Fier, e cila në bazë të ligjit 8405 “për urbanistikën” ka të drejtën të presë pemët me një leje të posaçme. Duke qenë përballë këtij fakti Bashkia Fier në bashkëpunim me komisariatin e policisë po punojnë për të gjetur autorët dhe për të marrë masat e mëtejshme për përmirësimin e gjendjes në këtë vend anës bulevardit kryesor në lagjen “Konferenca e Pezës” në qendër të qyteti të Fierit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›