Në gjykatë grupi i shpërndarjes së drogës
26/03/2009 Klientela e kokainës e heroinës, persona të njohur
TIRANE- Dymbëdhjetë anëtarë të dy grupeve kriminale që shpërndanin heroinë dhe kokainë në zonat e ndryshme të kryeqytet, kanë përfunduar si të pandehur në gjykatën e Tiranës. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë organit të akuzës kryeqytetase, të cilat thanë se pak ditë më parë kanë përfunduar hetimet ndaj procedimit penal nr. 1060, ku të pandehur në të janë shtetasit Afrim Picari, Algert Shehu, Daniel Qemali, Endriz Jonuzi, Erion Todri, Erjon Cërriku, Ilir Dajti, Ilir Toto, Jetnor Ademi, Lorenc Shabani, Pjeraldo Palushi dhe Romeo Tufa. Të gjithë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin shpërndarje të sasive të ndryshme të kokainës dhe heroinës në kryeqytet. Në kërkesën e gjykimit të përpiluar nga specialistët e Prokurorisë së Tiranës thuhet se të pandehurit e sipërcituar kishin mundur të krijonin një klientelë me persona shumë të njohur në Tiranë. Zonat ku ata vepronin për shitjen dhe blerjen e lëndës narkotike ishin tek “Xhamlliku”, “Allias”, në zonën e “Varrezave të Tufinës”, te “Varri i Bamit” dhe në “Kinostudio”. Burimet thanë se i pandehuri 18-vjeçar Romeo Tufa, mbante lidhje me dy grupet kriminale që vepronin në Tiranë. Në shumicën e rasteve ai mundësonte blerjen dhe shitjen e drogës nga një grup kriminal në një tjetër. Rasti konkret që Prokuroria ka dokumentuar për të është ai, kur Tufa i ka blerë të pandehurit Afrim Picari një sasi heroine dhe më pas ja ka shituar atë një klienti të tij të rregullt. Të pandehurit e sipërcituar akuzohen për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” si dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Ndërkohë që ditën e djeshme policia e Tiranës ka arrestuar 26-vjeçarin Ergys Hotaj, i cili dyshohet se shpërndante heroinë në ambientet e Fakultetit Juridik dhe zonës përreth tij.