E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanov: Kosova të respektojë marrëveshjen e CEFTA-s

Presidenti Goirge Ivanov pas embargos nga Kosova për import të produkteve të Maqedonisë kërkon respektim të marrëveshjes CEFTA dhe shpreson se shteti kosovar do të gjejë zgjidhje insitucionale për problemin.

-Personalisht sot jam befasuar nga ajo që e ndërmerr pala kosovare, për shkak se ekziston marrëveshje për CEFTA-n dhe këtë marrëveshje duhet edhe Kosova ta respektojë. Megjithatë shpresoj se institucionet në Kosovë do të gjejnë zgjidhje institucionale për këtë çështje. Nuk ngjan që kjo të ndodhë kur kemi në rritje shumë gjendje mes dy vendeve tona dhe kur presim përmirësim të shumë punëve, deklaroi sot Ivanovi, transmeton Zhurnal.

Sipas Ivanovit, këshilltarët e tij janë në kontakt me kabinetin e presidentes së Kosovës dhe insistohet që të gjendet zgjidhje.

-Shpresoj se pas afatit të vendosur prej nesh, pas përfundimit të masës së ndërmarrë nga Qeveria do të ketë normalizim, tha Ivanovi.

Ai paralajmëroi se nëse deri të hënën nuk gjendet zgjidhje, për atë do të bisedojë në takimin që duhet ta ketë të hënën në Durrës me presidentët e Shqipërisë, të Malit të Zi dhe të Kosovës. Megjithatë, deri atëherë ai shpreson se do të gjendet zgjidhje. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›