E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten një amerikan dhe britanik, terroristë të al-Shabab

Dy prej liderëve kryesorë të islamikëve në Somali, të dy shtetas të huaj, mbetën të vrarë pas një konflikti brenda organizatës terroriste të al-Shababit.

Amerikani Omar Hammami, i njohur ndryshe si al-Amriki, dhe Osama al-Britani, një shtetas britanik me origjinë pakistaneze, besohet se mbetën të vrarë të enjten në mëngjes pas një sulmi të militantëve ndaj banesës së tyre, në një fshat në afërsi të kryeqytetit Mogadishu, transmeton TCH.

Dy prej anëtarëve më të lartë të Al-Shababit, organizatës së lidhur me Al-Kaidën, që kontrollon shumicën e terrorit somalez, al-Amriki dhe al-Britani qëndronin të fshehur që prej një konflikti që kishin pasur me drejtuesit e tjerë të organizatës gjatë vitit 2012.

Në mars, Departamenti Amerikan i Shtetit ofroi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për të gjithë informacionet që do të çonin në kapjen e al-Amrikit. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›