E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkatërrimi i armëve kimike do të kushtojë miliona dollarë

Programi i shkatërrimit të armës kimike siriane mund të kushtojë disa qindra miliona dollarë, deklaroi sot ish-minstri rus dhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për municion Zinovij Pak.

"Po qe se Siria me të vërtetë ka mijëra tonë mjete helmuese luftarake, shkatërrimi i tyre do kushtojë 300-400 miliona dollarë", deklaroi ai për mediat ruse.

Ai shtoi se kjo shumë mundet në gjithë procesin të jetë dyfish dhe madje trefish më i lartë. Sipas Pak, çmim preciz për programin për shkatërrimin është e mundur të përcaktohet pasi që Siria do të kumtojë për çfarë arme bëhet fjalë dhe në çfarë sasie. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›