Padia e Skejës, Gjykata e Tiranës dënon me gjobë vëllain e Hekuran Dedës
TIRANE- Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për Hilmi Dedën vëllain e Hekuran Dedës njërin nga 4 viktimat e 21 janarit.
Hilmi Deda ishte paditur për shpifje nga Fatos Skeja, i njohur si truproja i familjes së kryeministrit Berisha.
Hilmi Deda ka deklaruar se Skeja i ka ofruar para vetëm që të priste për një kafe kryeministrin Sali Berisha. Kjo deklaratë është mohuar nga Skeja, i cili edhe ka paditur vëllain e Hekuran Dedës.
Avokati i Skejës ka kërkuar që Deda të gjobitet me 2 mln lekë, ndërkohë që gjykata e ka gjobitur Hilmi dedën me 1 mln lekë.
(m.a/BalkanWeb)