Pafajësi mjekut izraelit që mbrojti pedofilët
02/07/2009 Skandali me “Fëmijët e tij”, gjykata vendos të lirojë mjekun që bëri analizat
Gay Eshelman në gjykim pas David Braun, Robin Arnold dhe Dino Kristodu
TIRANË – Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi dje t’i jap fund procesit gjyqësor dhe hetimeve disa mujore kundër mjekut të Klinikës ABC, Gay Eshelman, akuzuar për moskallëzim krimi. Për gjyqtarin Martin Deda, Eshelman duhet të shpallet i pafajshëm pasi nuk vërtetohet akuza me të cilën e ka sjellë në gjykatë organi i Prokurorisë. Moskallëzimi i krimit në këtë rast tha Deda në vendimin e tij nuk zbulohet dhe aq më shumë nuk është në të drejtën e të pandehurit të jap shpjegime të detyrueshme për gjendjen seksuale. Organi i Prokurorisë kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurit dhe dënimin e tij me 2 milionë lekë gjobë. Sipas akuzës, i pandehuri i ka konsumuar elementet e veprës penale dhe për këtë arsye duhet të deklarohet fajtor. Por gjykata dje e pa të arsyeshme të përmbys gjithçka të deklaruar nga akuza dhe të gjykoj me provat e deklaruara para saj. Gay Eshelman mjeku izraelit, erdhi në gjykim pas David Braun dhe dy të pandehurve të tjerë, Robin Arnold dhe Dino Kristodulu, të akuzuar për kryerje të veprimeve të turpshme me fëmijë të moshës së mitur. I pari që ra në pranga dhe u dënua me 20 vjet burg është David Braun. Vepra e tij ajo e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur u vërtetu nga dëshmitë e vet fëmijëve dhe nga aktet e ekspertizës. Por ndërsa gjykata mori parasysh deklaratat e fëmijëve, nuk e dëgjoi David Braun kur tha se ishte impotent dhe nuk mund të kryente marrëdhënie. Nga ana tjetër, Braun kishte arritur të merrte nga Eshelman, klinika ABC një raport me anë të së cilës vërtetonte se ishte i tillë dhe pjesa tjetër është ajo që ka lidhje me faktin se kjo klinik, ka bërë ekspertizat e fëmijëve dhe nuk ka deklaruar të vërtetën mbi abuzimet e bëra me ta. Ishin mbi 40 fëmijë ata që akuzuan Braun për abuzime me ta. Mes fëmijëve kishte edhe të moshës, 4- 6-vjeçare.