E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në shitje 12. 6 miliardë lekë bono thesari

02/07/2009  Banka e Shqipërisë raporton se në ankand janë shitur bono me maturim 3 dhe 12 mujor

Për bonot me maturim 12 mujor u pranuan 22 nga 25 kërkesa

Ankandi i radhës për shitjen e bonove të thesarit ka përfunduar me shitjen e 12,6 miliardë lekëve. Departamenti i Operacioneve Monetare pranë Bankës së Shqipërisë raporton se në ankand janë shitur bono me maturim 3 dhe 12 mujor, që do të përdoren për bankat e nivelit të dytë dhe për Bankën e Shqipërisë. Vlera totale e shitur në ankand është mbi 12.6 miliardë lekë. Për bonot me maturim 12 mujor u pranuan 22 nga 25 kërkesat konkurruese të paraqitura. Yield-i maksimal i pranuar është 9. 30% , yield-i minimal i pranuar është 9.15% , yield-i mesatar i thjeshtë është 9.24%. Sipas të dhënave zyrtare këto bono maturohen më 01.07.2010. Për bonot me maturim tremujor numri i kërkesave konkurruese të paraqitura, ishte 11 prej të cilave u pranuan 7 prej tyre, që do të maturohen në 01.10.2010. Javën e fundit të muajit qershor një tjetër ankand përfundoi me shitjen e 14 miliardë lekëve bono thesari. Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Departamentit të Operacioneve Monetare pranë Bankës së Shqipërisë, e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Sipas tyre, bonot e shitura janë me maturim 6 dhe 12 mujor dhe do të përdoren për bankat e nivelit të dytë dhe për Bankën e Shqipërisë. Sipas të dhënave, për bonot me maturim 12 mujor u pranuan 19 nga 25 kërkesat konkurruese të paraqitura. Për bonot me maturim gjashtëmujor numri i kërkesave konkurruese të paraqitura, ishte 11 prej të cilave u pranuan 7 prej tyre. Bono thesari të agjencive dhe qeverive janë të shprehura në dollarë me norma të brendshme kthimi që variojnë nga 0.7 për qind në 1.85 për qind, të cilat në mars 2009 ndryshuan nga 0.7 për qind në 3 për qind dhe me kufij maturiteti nga qershori 2009 deri në prill 2011. Raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë vlerëson se qeveria ka rritur huamarrjen e brendshme gjatë vitit 2008, nëpërmjet emetimit të letrave me vlerë me rreth 15 miliardë lekë. Stoku i borxhit të qeverisë në bono thesari dhe obligacione 3-vjeçare është zvogëluar, duke rritur në një masë më të madhe huamarrjen në obligacione 5 dhe 7-vjeçare, sipas strategjisë së Ministrisë së Financave për zgjatjen e maturitetit të borxhit të brendshëm dhe rritjen e instrumenteve afatgjata të borxhit, duke treguar kujdes në fragmentimin e tregut.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›