E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, rezultatet e 10 kampioneve te dyshuar

Specialistet e Institutit te Shendetit Publik pohojne se deri me tani nuk ka asnje rast te gripit te derrave ne Shqiperi. Ndersa, sot pritet te dale pergjigja per 10 mostrat me te fundit, te dyshuar me gripin e derrave nder ta, edhe analizat e dy femijeve te dyshuar qe vinin nga Greqia. Autoritetet shendetesore japin alarmin se rreziku i prekjes nga virusi i gripit te derrit, po rritet per shkak te levizjeve te emigranteve nga vende te ndryshme. Sipas informacioneve nga Ministria e Shendetesise deri me tani jane bere analizat e rreth 90 qytetareve shqiptare te dyshuar me virus AH1N1 dhe se ne nje jave analizohen rreth 10 te dyshuar. Ndersa vete drejtori i Institutit te Shendetit Publik, ka njoftuar se ne ISHP analizohet secila moster qe merret nga personat qe paraqiten me cfaredo simptome, qofte edhe te gripit te zakonshem. Ndersa neper poliklinikat e qendrat shendetesore, jane afishuar broshura, te cilat tregojne se cilat jane simptomat tipike te gripit te derrave, po ashtu edhe udhezimet qe duhet te ndjekin pacientet, ne rast se konstatojne shenja te ngjashme me A/H1N1.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›