E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytezoi gruan e dyte si punetore seksi, arrestohet

Fier- Nje 31-vjecar u arrestua nga Policia e Fierit, pasi dyshohet per shfrytezimin e gruas se tij te dyte per qellime prostitucioni ne zonen e Durresit. Denoncimi eshte bere nga vete e demtuara D. R., nga Elbasani, disa dite me pare, nderkohe qe dje agjentet e Antitrafikut i vune prangat Shpetim Muharremit, banues ne Levan. Burime zyrtare konfirmuan lajmin per "KJ" dhe bene me dije, se Muharremi ishte lidhur me 24-vjecaren prej kater vitesh, duke braktisur gruan e tij te pare, me te cilen ka kater femije. Me te dyten ai ka sjelle ne jete dy femije, nderkohe qe akuzohet se e ka shfrytezuar njekohesisht edhe si punetore seksi. Vete e demtuara ka rrefyer se kete "zanat" e ka ushtruar e detyruar dhe per te mbijetuar ekonomikisht. Cdo klient ne zonen e Plazhit Durres, duhet te paguante 1000-1500 leke per cdo akt seksual. Por ndersa 24-vjecarja i kerkonte divorcin Muharremit nga gruaja e pare dhe lidhjen me te, ky nuk ka ndermarre asnje akt ligjor. Ne keto rrethana, nena e dy femijeve, ka kryer kallezimin penal.

Xh. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›