Ritme pozitive te rritjes ekonomike, sistemi bankar i rezistoi krizes Nga Ardian Fullani
Te nderuar drejtues te bankave,
Te nderuar pjesemarres,
Eshte kenaqesi e vecante te hap punimet e forumit te radhes, te cilin e kemi titulluar “Kolaterali, kredia, tregu dhe ligji”. Tryeza e sotme do te analizoje me kujdes te gjithe faktoret qe ndikojne ne kreditimin cilesor dhe te sigurt te ekonomise. Per kete arsye kemi nje prezence te shtuar institucionesh shteterore, te cilet perfitoj nga rasti qe t’i pershendes dhe t’i uroj mireseardhjen ne kete tavoline diskutimesh.
Ne tre vitet e fundit kemi qene deshmitare te disa ngjarjeve qe kane tejkaluar kufijte normale te pritshmerise, duke imponuar nje teresi ndryshimesh. Per rrjedhim, jane prekur ne menyre te gjithanshme tregjet, strukturat, institucionet, madje edhe konceptimet ekonomike. Megjithate, nderkohe qe ekonomia shqiptare eshte influencuar nga zhvillimet financiare nderkombetare, me kenaqesi konstatojme se ajo ka demonstruar nje shkalle te larte rezistence dhe qendrueshmerie.
Sic e kam deklaruar edhe here te tjera, Shqiperia eshte nje nga vendet qe:
- nuk perjetoi falimentim bankash apo injektime te kapitalit nga ana e shtetit;
- perballoi me shume kuraje krizen e besimit ndaj sistemit bankar dhe ku ndermjetesimi financiar nuk u ndal per asnje moment ;
- vazhdoi te regjistroje terma pozitive rritjeje, pavaresisht se ne nje ritem me te ngadalte;
- vazhdoi te mbaje te mireankoruara pritshmerite inflacioniste gjate gjithe kohes;
- kostot shtese qe pasuan goditjet e gjeneruara nga kriza nderkombetare ishin te paperfillshme dhe plotesisht te absorbueshme.
Kjo performance dhe ky imunitet, nuk eshte produkt rrethanash rastesore. Aktiviteti ekonomik ne rritje dhe stabiliteti i sektorit financiar pasqyrojne:
- koordinimin e suksesshem te politikave ekonomike te ndermarra para dhe gjate krizes;
- kryerjen e reformave strukturore qe para periudhes se krizes dhe vazhdimin tyre edhe gjate saj;
- kujdesin e vecante te Bankes se Shqiperise, vecanerisht ne periudhen qe i parapriu krizes, ne drejtim te forcimit te stabilitetit financiar nepermjet nje serie veprimesh rregullative dhe administrative te mbikeqyrjes bankare;
- konsolidimin dhe zgjerimin e tregut nepermjet perfshirjes ne skemen e mbikeqyrjes bankare te te gjithe operatoreve financiare jo-banka, si dhe nepermjet licencimit te operatoreve te rinj te faktoringut.
Stadi aktual pozitiv i zhvillimit ekonomik na jep mundesi per thellimin e reformave strukturore ne nje horizont afatgjate, per te cimentuar avantazhet krahasuese qe ka vendi, pare ne nje kontekst jo vetem kombetar dhe rajonal por edhe me gjere. Rikthimi ne normat e meparshme te rritjes, nga nje kendveshtrim global, eshte nje sfide e veshtire e cila kerkon nje kombinim me produktivitet te larte te tokes, te kapitalit dhe te punes.
Ne terma konkrete, rritja ekonomike per vitin 2010 ka qene ne nivelin 3.9 %.
Kjo rritje ekonomike eshte mbeshtetur kryesisht nga kerkesa e huaj dhe rritja e eksporteve vendase, ndersa kerkesa e brendshme ka njohur ngadalesim. Ekonomia shqiptare pritet te arrije nje nivel rritjeje prej 5 % per dy vitet e ardhshme, duke reflektuar keshtu pritshmerite optimiste. Banka e Shqiperise, edhe ne deklaratat e meparshme, ka bere te ditur se norma e inflacionit eshte nen kontroll dhe, deri ne fund te vitit, kjo norme do te mbetet brenda objektivit te saj.
Zhvillimet e sistemit bankar, tregojne se vazhdon rritja e veprimtarise se tij, megjithese me ritme me te uleta krahasuar me periudhen perpara shfaqjes se krizes financiare nderkombetare. Gjate vitit 2010 e ne vijim, aktiviteti i sistemit bankar eshte rritur ndjeshem, mbeshtetur ne rritjen jo vetem te depozitave por edhe te procesit kredidhenes te ekonomise, respektivisht me rreth 18 dhe 10 % ne terma vjetore, per muajin maj 2011. Sistemi bankar vijon te paraqitet me nje likuiditet te kenaqshem dhe i mirekapitalizuar.
Raporti i mjaftueshmerise se kapitalit arrin ne rreth 15 % ndjeshem me lart se limiti rregullator prej 12 %, cka deshmon per nje aftesi te kenaqshme te sistemit bankar ne perballimin e sfidave te ardhshme te zhvillimit.
Banka e Shqiperise ne vazhdimesi ka kryer testet periodike te rezistences. Sic tregon edhe testi i fundit, te gjitha bankat qe operojne ne Shqiperi jane te afta te vazhdojne veprimtarine edhe ne raste goditjesh ekstreme ne ekonomi. Konkluzionet qe dalin nga testet e rezistences nuk jane te rastesishme. Modeli yne mbikeqyres ka qene prudent, proaktiv dhe parandalues.
Ai ka nje shtrirje te njetrajtshme pergjate gjithe periudhes qe i parapriu krizes, pas shperthimit te saj, e deri ne ditet e sotme. Ne menyre aspak rastesore, ne vitet e ekspansionit te kreditimit i kushtuam kujdes:
- mbulimit te cdo leku te dhene hua me kolateral te mjaftueshem;
- perfundimit ne kohe te regjistrit te kredise;
- ndalimit te kreditimit ne monedha te huaja te pambrojtura, sic ishte ajo ne franga zvicerane dhe ne jen japonez;
- zbatimit te nje politike shume te kujdesshme ne provigjonimin e kredive, vecanerisht te atyre ne monedhe te huaj te pambrojtur;
- permiresimit te qeverisjes, te kontrollit te brendshem dhe te administrimit te rrezikut;
- krijimin e fleksibilitetit te duhur per te ristrukturuar kredite ekzistuese dhe njekohesisht, per te furnizuar ekonomine me kredi te re.
Me lejoni te sjell ne kujtesen tuaj, forumin e pare te hapur ne pranveren e vitit 2008, ku ne fjalen time kam thene, citoj: “... politika monetare dhe stabiliteti financiar jane dy gjera te lidhura ne menyre te pandashme me njera-tjetren. Personalisht, e kam te veshtire te percaktoj se nga anon balanca ne ditet e sotme. Gjithsesi, jam i bindur se cdo investim qe bejme sot per te garantuar stabilitetin financiar do te na kthehet ne eficience te shtuar te politikes monetare.”.
E gjitha kjo na con ne konkluzionin se keto arritje nuk jane te rastesishme. Ato jane fryt i nje pune te vazhdueshme, kembengulese, vizionare dhe gjitheperfshirese. Nje argument tjeter ku do te doja te ndalesha ne vazhdim, ka te beje me kreditimin e ekonomise. Kreditimi i ekonomise eshte nje nga faktoret e rendesishem ne promovimin e zhvillimit ekonomik. Ai duhet te shihet jo vetem si katalizator ekonomik, por edhe si burim i qendrueshmerise se ardhshme te vete operatoreve bankare. Ne kete proces, nje theks i vecante duhet te vihet mbi cilesine e kreditimit, mbi analizen qe duhet ta shoqeroje ate, si dhe mbi cilesine e menaxhimit te rreziqeve te lidhura drejtpersedrejti me kete proces apo me veprimtarite e tjera te bankave.
Nje nga goditjet e para qe gjeneron kriza financiare, ndermjet te tjerash, eshte dhe sistemi i kreditimit. Krizat financiare paraqesin me shume veshtiresi, kjo sepse ato zgjasin ne kohe dhe prekin cdo qelize te ekonomise. Nga ky “rregull” nuk ka perjashtime, pavaresisht faktit nese i referohemi ekonomive te zhvilluara apo ekonomive ne zhvillim, ku bejne pjese edhe vendet e rajonit tone.
Per kete qellim, lajtmotivi i sotem i reformave strukturore. ne kuadrin global, eshte rregullimi, zgjerimi dhe thellimi i tregjeve.
Tregu i shitblerjes se pasurive te paluajtshme, tregu me shumice i aksioneve dhe i letrave me vlere te korporatave duhet te jete i hapur 24 ore, per kedo qe deshiron te bleje apo te shese. Ky eshte koncepti baze i ekonomise se tregut. Pa kete funksion tregu fragmentohet; kalon ne ngerc; nuk funksionon: duke ndikuar keshtu ne aktivitetin e agjenteve ekonomike e per rrjedhim, edhe ne rritjen e kredive te keqija.
Sipas te dhenave me te fundit, kredite me probleme aktualisht kane arritur nivelin rreth 15 %. Kjo rritje pasqyron veshtiresine ne likuiditet qe ka nje pjese e bizneseve dhe e individeve, duke cuar ne pamundesine e ketyre te fundit per te vazhduar shlyerjen periodike te detyrimeve ndaj bankave. Banka e Shqiperise konstaton se sistemi bankar po i kushton nje vemendje me te madhe menaxhimit te marredhenieve me klientelen, vecanerisht me ato qe ndodhen ne veshtiresi financiare.
Ne shume raste, negociatat midis bankave e klienteve kane rezultuar ne ristrukturim te kredive, per t’i dhene nje frymemarrje me te madhe ecurise se bizneseve.
Natyrisht, nuk kane munguar rastet e pamundesise se plote te kredimarresve per te shlyer detyrimet e tyre, raste te cilat kane perfunduar ne procedura gjyqesore e deri ne ekzekutim te hipotekes.
Eshte pikerisht ky fenomen - ekzekutimi i kolateraleve - i cili ka qene shqetesim per industrine bankare dhe qe ka shtyre Banken e Shqiperise te therrase kete tryeze. Veshtiresite duket se nuk jane vetem te natyres ligjore, por shpeshhere, dalin ne pah ne saje te sjelljeve burokratike te institucioneve te perfshira. Banka e Shqiperise ka bere nje analize te ketyre veshtiresive ne komunikim me aktoret e interesuar, sic jane bankat dhe shoqerite e permbaruesve private dhe shteterore.
Me lejoni te listoj ne menyre te permbledhur disa nga keto probleme sipas kategorive perkatese:
Kundershtimi i veprimeve permbarimore
Ne nje numer te konsiderueshem rastesh, bankat pozojne pretendimet si me poshte:
• zgjatja e procedures se ekzekutimit te detyrueshem;
• marrja e mases se pezullimit te veprimeve permbarimore nga ana e gjykates, pa u plotesuar kriteret ligjore te depozitimit te provave, deri ne injorimin e argumenteve te bankes;
• mos-thirrja e bankave si pale te treta, duke shkelur parimin e procesit te duhur ligjor.
Per me teper, verehet se mundesite e pezullimit te proceseve gjyqesore deri ne marrjen e formes se prere, rriten me rritjen e shumave qe jane ne proces ekzekutimi dhe kundershtimi.
Masa per sigurimin e padise
Nje tjeter pretendim nga industria bankare lidhet me vendimet e gjykatave pёr masen e sigurimit te padise. Shqyrtimi dhe vendimmarrja e gjykates kryhet pa praninё e palёs kreditore, dhe si pasoje, pa u shqyrtuar demi qe i shkaktohet kesaj pale, duke shkelur ne kete menyre parimin e barazise se paleve dhe duke zgjatur me muaj te tere pezullimin e procesit te ekzekutimit.
Situata rendohet edhe me tej, kur verehet se marrja e mases se sigurimit te padise, sipas dispozitave te Kodit, duhet te bazohet ne prova shkresore dhe jo ne vleresime te kryera ne kohen e marrjes se kredise, te cilat ndryshojne ndjeshem nga vleresimet ne kohen e kryerjes se procesit, duke manipuluar masen e sigurimit te padise.
Afatet e gjykimit te ceshtjeve
Nga komuniteti i bankave ngrihet pretendimi se vonesat e dukshme nё leshimin e urdhrave te ekzekutimit, konsistojne nё zbardhjen e ketyre vendimeve dhe si pasoje, ne tejkalimin e afateve ligjore ne gjykimin e ceshtjeve.
Per fat te keq, konstatohet se vonesat ne gjykim dhe shtyrjet e afateve kane nxitur debitoret ne moskthimin e kredive, duke favorizuar kredimarresit me probleme.
Pervec problemeve te ndeshura me gjykatat, ekzistojne edhe nje sere ceshtjesh qe ndeshen gjate procedurave permbarimore te permbledhura shkurtimisht me poshte:
- vendosja fiktive e sekuestrimit apo e posedimit te sendit;
- reduktimi spekulativ i cmimit tё sendit, ne dem tё interesave tё kreditorit;
- mungesa e procedurave per pasurite e paluajtshme, te ndertuara pa leje ndertimi;
- mungesa e transparences dhe garantimi i nje procesi me integritet per sendet ne ekzekutim.
Lista e problematikave eshte edhe me e gjate, cka tregon se problemet qe ndeshen jane te shumta. Megjithate, duket se marredhenia me shoqerite permbaruese ka pesuar permiresim cilesor pas miratimit te kuadrit ligjor dhe hyrjes ne treg te permbaruesve private.
Nga bashkepunimi i bankave me keto shoqeri rezulton se:
- ka nje prirje te dukshme ne rritje per respektimin e afateve per ekzekutim, si dhe per shfrytezimin sa me te mire te hapesirave ligjore;
- ka rritje te efikasitetit ne procedurat e njoftimeve;
- ka rritje te asistences ne marredheniet me organet shteterore perkatese, si dhe pjesemarrje aktive dhe te specializuar ne Gjykate, ne procese te iniciuara nga debitori; dhe
- paanshmeri, profesionalizem, transparence ne trajtimin e ceshtjeve.
Takimi i sotem, nepermjet unifikimit te qendrimit te te gjitha institucioneve pjesemarrese, do t‘i percjelle nje mesazh te qarte ndergjegjesimi te gjithe aktoreve te perfshire ne kete proces, publikut, bizneseve, individeve dhe cdo kredimarresi potencial, se ekzekutimi i kolateraleve mbetet nje shtylle e rendesishme ne ruajtjen e qendrueshmerise se sistemit bankar, dhe me gjere, te stabilitetit financiar.
Ne mbeshtetje te tematikes se ketij forumi, si dhe per te pasur nje panorame te pergjithshme lidhur me kete ceshtje, jane perftuar informacione mbi problematikat qe lidhen me kete proces jo vetem nga sistemi bankar por edhe nga permbaruesit, si publik ashtu edhe privat. Per me tej, jane realizuar takime paraprake, te nivelit teknik, me palet e interesit te perfshira ne procesin e ekzekutimit te kolateraleve.
Ne keto takime, jane hedhur disa ide te cilat mund te gjejne zbatim ne te ardhmen e afert per te adresuar shqetesimet e ngritura dhe mund te jene objekt diskutimi ne kete tryeze te sotme.
Konkretisht nevojitet qe:
- te organizohen trajnime te grupeve te ndryshme pjesemarrese ne procesin e ekzekutimit te kolateraleve, me qellim evidentimin e problematikave te legjislacionit perkates, si dhe kuptimin me te mire te qellimit te ketij legjislacioni;
- te nxitet unifikimi i vendimeve per ceshtje konfliktuese. Per kete qellim nevojitet qe grupet e interesit te cilet kane ceshtje gjyqesore ne proces, nepermjet perfaqesuesve te tyre ligjor, te nxisin paraqitjen e ceshtjeve ne Gjykaten e Larte, ku do te ndiqet procedura per kerkimin e nje vendimi te unifikuar;
- te shikohet mundesia e rishikimit te kuadrit ligjor e rregullativ perkates per te eliminuar te gjitha veshtiresite e identifikuara;
- aktore te ndryshem te tregut me interes ne problematiken e ngritur, te ndihmojne per zhvillimin e nje fushate sensibilizuese per kete qellim;
- nepermjet asistences se Euralius-it, te hartohet nje manual per ceshtjet praktike qe lidhen me ekzekutimin e kolateralit.
Keto masa do te jene objekt i diskutimeve ne vijim. E rendesishme eshte qe, mbasi te biem dakord, t’i perkthejme ato sa me shpejt ne nje plan veprimi, me qellim zgjidhjen ne kohe te problemeve qe lidhen me ekzekutimi e kolateralit.
Te nderuar zoterinj,
Banka e Shqiperise ka luajtur nje rol te madh duke qendruar si ruajtes jo vetem per stabilitetin makroekonomik, por edhe per stabilitetin financiar te vendit. Makroprudenca ka qene fjala qe ka mbizoteruar komunikimin tone me tregun, autoritetet dhe me publikun e gjere. Ate e kemi perkthyer si nje domosdoshmeri per me shume kapital, me shume likuiditet, me shume aftesi paguese te sistemit bankar. Per rrjedhoje, sektori bankar shqiptar, per asnje cast, nuk ka perjetuar ngerc. Banka e Shqiperise i dha, dhe vazhdon t’i jape, likuiditetin e nevojshem sistemit bankar, duke i sjelle frymemarrjen e nevojshme jo vetem tregut, por gjithe ekonomise.
Politikat e kujdesshme dhe rregullimet ligjore te kryera ne kohe, nga njera ane garantuan nje mbikeqyrje bankare efektive dhe nga ana tjeter mundesuan nje shkalle te kenaqshme aksesi te biznesit ne kredine bankare.
Sigurisht qe bankat jane krijuar per te dhene kredi, por, para se gjithash, duhet te mbajme parasysh se rendesi me te madhe se kreditimi i nje biznesi te vecante apo se portofoli i nje banke te vecante, perben stabiliteti i depozitave te popullates; te individeve te thjeshte. Per me teper biznesi duhet te rikalibroje pozicionin e tij ne raport me zhvillimet e fundit, si ne ekonomine e brendshme ashtu edhe ne ate te jashtme.
Ai duhet te synoje produktivitet me te larte, kryesisht nepermjet evidentimit te te gjithe avantazheve krahasuese, ne raport me spektrin e ndryshimeve globale.
Banka e Shqiperise ka qene dhe do te jete vokale ne rolin dhe mbeshtetjen e ekonomise me kredi. Vizioni i saj se ardhmes eshte: me shume stabilitet, me shume investime te huaja, me shume kredi, per te siguruar nje zhvillim te qendrueshem dhe nje integrim te natyrshem me familjen evropiane.
*Fjala e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, ne tryezen e rrumbullaket: “Kolaterali, kredia, tregu dhe ligji”