Pagat dhe shperblimet, gati shperndarja
Te gjitha pagat dhe shperblimet duke perfshire edhe ato ndaj pensionisteve, do te shperndahen para vitit te ri dhe nuk do te kete asnje shtyrje pagese per ne muajin janar. Deklaraten e ka bere dje Ministria e Financave, e cila ka sqaruar per mediat situaten ne lidhje me pagesat e dhjetorit, nisur nga disinformimet e diteve te fundit ne lidhje me kete ceshtje. "Ministria e Financave do te paguaje brenda muajit dhjetor edhe te gjitha shperblimet prej 1 miliard leke, sipas vendimit te djeshem te qeverise, per punonjesit e administrates publike ne masen 10 mije dhe 15 mije leke" njoftoi Ministria e Financave. Dikasteri i Bodes ka sqaruar se, brenda ketij muaji do te kryeje pagesat per shumen 1.4 miliarde leke, per shperblimin e te gjitha kategorive te pensionisteve ne shumen 2500 leke per pension, perfshire pensionet e pleqerise, familjare, te invaliditetit, ish-minatoret, ish-punonjesit e industrise ushtarake dhe te gjithe kategorite e tjera me trajtim pensioni te parakohshem dhe trajtim te vecante financiar. Gjithashtu brenda ketij muaji do te perfundojne edhe te gjitha pagesat e prapambetura prej 400 milione lekesh, per personat me aftesi te kufizuara dhe ata qe perfitojne ndihme ekonomike. Gjendja financiare e llogarise se thesarit, mundeson respektimin dhe zbatimin e plote te buxhetit te shtetit miratuar ne Parlament, sqaron me tej Ministria e Financave. Ministri i Financave ka shpjeguar se, qeveria shqiptare po aplikon skemen e shperblimeve pervec pagave te rritura kete vit, ne nje kohe qe vendet e rajonit kane aplikuar ulje te pagave per shkak te efekteve negative qe krijoi kriza ekonomike globale. Pavaresisht disa veshtiresive, te cilat nuk mund te shperfillen si kriza nga njera ane dhe rritja e parakohshme e rrogave, Ministria e Financave pas nje shqyrtimi te kujdesshem te burimeve ia ka dale te siguroje nje fond prej 15 milione dollaresh, nga i cili do te behet i mundur shperblimi prej 25 mije lekesh per pensionistet, qe do te shperndahet brenda ketyre diteve. Bota provoi krizen me te thelle qysh nga vitet '30, ndersa vendet e rajonit dhe te gjitha te tjerat jane me nje renie te dukshme ekonomike. Sipas Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim ne rajonin tone, Shqiperia do te jete e vetmja me nje rritje ekonomike pozitive dhe ne rangun e te gjithe kontinentit evropian, Shqiperia dhe Polonia, jane dy vende qe mbeten me nje rritje pozitive ekonomike.
Financat, stimuj sociale edhe per vitin 2010
"Qeveria ka pergatitur nje sere masash per zhvillimet e vitit 2010 ne menyre qe ato te jene sa me pozitive, perballe presioneve te krizes financiare globale dhe ngadalesimit te ritmeve te zhvillimit te ekonomise shqiptare te mund te marre ne mbrojtje shtresat me te ekspozuara te shoqerise nga kjo krize", njoftoi Ministria e Financave. Sipas saj nga 1 korriku i vitit 2010 do te kemi rritje te pagave dhe pensioneve. Ne vijimesi per vitin 2010 buxheti ka programuar qe rritja e fondeve per programet sociale te qeverise per vitin 2010 te jete me 16%, pra me nje rritje shume here me e larte nga rritja e zerave te tjere te buxhetit. Kjo mase sipas financave eshte bere per te marre ne mbrojtje pikerisht ata qe do te ekspozohen me shume nga presioni i krizes financiare globale dhe nga ngadalesimi i perkohshem i ritmeve te rritjes ekonomike per vendin tone. "Ne kemi programuar ne buxhetin e ketij viti rreth 2.2 miliarde leke, mbi 25 milione dollare per te kompensuar teresisht efektet e mundshme qe do te vijne nga rritja e cmimit te energjise, e cila eshte teresisht nje rritje e moderuar dhe qe per shtresat me te ekspozuara sigurisht qe do te jete edhe me e simbolike", sqarojne burimet zyrtare ne Financa. Gjithashtu jane programuar fondet e mjaftueshme per te mbeshtetur dhe per te financuar teresisht efektet qe vijne mbi buxhetet familjare nga kjo mase qe vjen nga kerkesat dhe zhvillimet e tregut.