Kopenhagen, Berisha lobon per njohjen e Kosovës
KOPENHAGEN- Kryeministri shqiptar Sali Berisha shfrytëzon samitin për Ndryshimet Klimatike që zhvillohet në Kopenghagen për të lobuar për pavaërsinë e Kosovës. Zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave informon se kryeministri është i bindur se pas këtij samiti do të ketë shtete të tjera të cilat do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Gjatë vizitës së tij tre ditore në Kopenhagen kreu i qeverisë ka zhvilluar një sërë takimesh me krerë të lartë, e kryeministra të shumë shteteve pjesëmarrëse në këtë samit. Mësohet se Zoti Berisha ka zhvilluar takim me presidentë dhe Kryeministra nga katërmbëdhjetë vendeve të Afrikës dhe Azisë, është takuar me presidentin e Indonezisë, atë të Gaborit, të Kiribatit, të Izraelit, Kryeministrat e Mongolisë, Gambias, Tajlandës, Marokut, Trinidadit, si dhe një seri kryetarësh shtetesh dhe kryeministrash të tjerë. “Jam përpjekur në të gjitha këto raste të paraqes çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës si një kontribut real për stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë”- citohet të ketë thënë Berisha. Kryeministri shqiptar vazhdon më tej duke u shprehur optimist se është rritur vetëdija për rolin e rëndësishëm të Kosovës për paqen dhe stabilitetin. “Unë do ta shfrytëzoj të gjithë kohën që më jepet këtu për çështjen e Kosovës dhe për marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe vendeve mike në të katër kontinentet ka deklaruar Berisha duke shprehur bindjen se do të ketë njohje të reja.”- deklaroi ai duke shtuar “jam thellësisht optimist se do të ketë njohje të reja, pati përfaqësues të këtyre vendeve që më siguruan se ata janë të gatshëm të vendosin menjëherë kontaktet me autoritetet më të larta të Kosovës, pati të tjerë të cilët më thanë se ata do ta shqyrtonin dosjen sapo të ktheheshin në vendet e tyre” Gjatë qëndrimit në Danimarkë, ai është takuar edhe me homologun e Maqedonisë, presidentin e Kroacisë, Kryeministren e Islandës dhe shumë personalitete të tjera, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në Shqipëri, projektin per integrimin e vendit në BE, zhvillimin ekonomik, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes vendeve mike. (s.g/BalkanWeb)