A do te ndertohet aeroporti ne Sarande?
Kompania gjermane Hochtief, qe kontrollon 78,7 % te aksioneve ne Tirana Internatioanal Airport, eshte gati te filloje negociatat me qeverine e Tiranes per te lejuar ndertimin e nje aeroporti nderkombetar ne Sarande.
Zhvillimi i turizmit ne bregdetin e Jonit dhe shnderrimi i tij ne nje qender turistike europiane perben nje nga projektet prioritare te qeverise se Tiranes. Ndertimi i nje aeroporti nderkombetar ne Sarande, qendren e ketij bregdeti, eshte hapi vendimtar per realizimin e ketij projekti. Afersia mes Sarandes dhe ishullit grek te Korfuzit eshte nje argument tjeter pro ndertimit te ketij aeroporti.
Brenda 15 minutash turistet qe frekuentojne ishullin grek do te kishin mundesi te vinin ne pikat turistike te bregdetit shqiptar te Jonit. Kjo perspektive zgjoi interesin e nje kompanie gjermane Dorsch Groupe Holding, per te ndertuar nje aeroport nderkombetar ne Sarande. Por ekskluzivitetin e fluturimeve nderkombetare ne Shqiperi e gezon konsorciumi TIA, e cila ka marre me koncesion per 20 vjet aeroportin nderkombetar "Nene Tereza" te Rinasit.
Andrea Gebekenn Drejtore Ekzekutive e TIA, perfaqesuese e kompanise gjermane Hochtieff, qe e ka paketen kontrolluese te aksioneve shpjegon per Detsche Wellen se "ekskluziviteti i fluturimeve nderkombetare ishte nje pjese shume e rendesishme per marreveshje. Kjo ishte qe ne fillim pjese e detyrimeve dhe arsyeja pse konsorciumi vendosi te investoje ne Shqiperi. Gjithsesi Hochtieff dhe kompanite e tjera te konsorciumit e dine qe Shqiperia ka nevoje edhe per aeroporte te tjera nderkombetare dhe ne kemi ofruar deshiren tone ta diskutojme kete ceshtje me qeverine."
***
Burime zyrtare nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit thane se negociatat me konsorciumin TIA lidhur me rishikimin e ekskluzivitetit te fluturimeve nderkombetare jane shtyre per ne muajt e pare te vitit 2010.
Investimi nga konsorciumi TIA ne aeroportin e vetem nderkombetar te Rinasit si edhe menaxhimi i tij vleresohet nga qeveria e Tiranes si nje histori suksesi. A paraqet interes per Hochtieff dhe kompanite e tjera aksionere ndertimi dhe menaxhimi edhe i aeroportit te Sarandes?
"Tirana International Airport ka analizuar me shume kujdes situaten dhe tregun ne Shqiperi. Tani per tani per konsorciumin eshte e rendesishme te zhvilloje aeroportin e Tiranes dhe nuk eshte i interesuar t'i futet riskut dhe te investoje ne Sarande, ku mund te ndertohet nje aeroport tjeter", pergjigjet Andrea Gebekken.
Trefishohet fluksi i pasagjereve
Zhvillimi i aeroportit te Tiranes do te thote ndertimi i nje terminalit te trete dhe kthimi i tij ne nje porte te madhe ne Europen Juglindore. Brenda tri vjetesh qe ky aeroport menaxhohet nga konsorciumi nderkombetar fluksi i pasagjereve eshte trefishuar duke arritur kete vit ne 1, 4 milion. Marrveshja koncesionare mes Shqiperise dhe kompanise gjermane Hochtieff dhe kompanive te tjera private te konsorciumit TIA, u ratifikua si nje ligj ne Parlament ne vitin 2004. A mund te kete ndonje risk per kete marreveshje gjate negociatave te pritshme?
"Risku qe kjo marreveshje te prishet eshte shume i vogel. Tani qe qeveria deshiron te hape negociatat lidhur me ekskluzivitetin e fluturimeve nderkombetare, deklarojme se jemi gati per te arritur nje marreveshje mes paleve", thote Andrea Gebekken.
Marreveshja koncesionare parashikon ne perputhje me standardet nderkombetare sesi mund te amendohet nje nen, sic eshte rast i ekskluzivitetit te fluturimeve nderkombetare.