E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat, dyfishim për mjekë dhe arsimtarë

21/01/2009  Me shtesën që do të bëhet në maj të këtij viti, arsimtarët, mjekët dhe infermierët do të jenë kategoritë prioritare, të cilave do t’u dyfishohet paga mujore. Rritja mesatare e pagave në sektorin publik për vitin 2009 do të jetë 10%. Rritja e pagave të mësuesve të sistemit parauniversitar është 14%, ndërsa për ata të sistemit universitar do të jetë diferencuar. Edhe për sektorin e shëndetësisë, rritja e pagave do të jetë mesatarisht 12.3%, por edhe këtu rritja do të jetë e diferencuar. Nga 1 maji i këtij viti rreth 2 mijë infermierë në të gjithë vendin do të kenë një rrogë mesatare prej 306 mijë lekë të vjetra, ndërsa rreth 4 mijë mjekë me rritjen e re të pagave do të marrin 480 mijë lekë të vjetra. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se, duke filluar nga data 1 maj është parashikuar dyfishim i pagave për sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit. Ndërkaq, edhe rreth 107 mijë punonjësit e administratës do të kenë një rrogë mesatare prej 460 mijë lekë të vjetra. E gjithë administrata shtetërore, sipas programit të Qeverisë, është parashikuar të ketë paga mbi 210 mijë lekë të vjetra. Rritja e pagave për rritjen që do të pësojnë pagat dhe pensionet për vitin 2009 është parashikuar në buxhetin e shtetit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›