Drogat, ilaçet kthehen në lëndë përdorimi
21/01/2009 Ulet mosha, shtohet numri i përdoruesve, veçanërisht te nxënësit e shkollave të mesme
Sigurimi lehtësisht i drogave-“ilaçe” përsos shkallën e përpunimit të rëndë
Sigurimi i substancave narkotike për grupe të ndryshme përdoruesish tashmë nuk është më i vështirë. Së fundi janë gjetur metoda më të sofistikuara nga përdoruesit për të siguruar sasinë e tyre të nevojshme: duke përdorur barnat dhe prodhimet e ndryshme farmaceutike të kësaj kategorie, që mund të gjenden lehtësisht në treg. Këto prodhime farmaceutike mund të shndërrohen shumë lehtë nëpërmjet proceseve primitive në droga të përdorimit të rëndë. Përveç këtij fakti shqetësues në takimin e organizuar gjatë ditës së djeshme nga Ministria e Shëndetësisë është pohuar se alarmuese mbetet fakti i uljes së moshës së përdorimit, sidomos te gjimnazistët, të cilët nga ditë në ditë po shndërrohen në përdorues të rregullt. Kështu, “eksperimentimi” i parë ka pësuar ulje drastike nën moshën 15-vjeçare, sidomos me moshën e nisjes së heroinës me shiringë. Substancat e tjera, si cigarja me hashash dhe marijuana përdoren tashmë rëndom edhe nga nxënësit. Situatë që ka vënë në alarm shëndetësinë shqiptare dhe Ministrinë e Brendshme, të cilat duhet të marrin masa urgjente për të frenuar këtë fenomen.
Transformimi i ilaçeve
Specialistët pohojnë se situata aktuale ka modifikuar fizionominë e fenomenit të drogës. “Tashmë ndeshemi me një kontingjent të ndjeshëm të subjekteve toksikodipendente. Në kushtet që ndodhemi, asistenca trajtuese është ajo që duhet të përbëjë prioritet, që në fakt është e pamundur të realizohet mjaftueshëm”, - pohohet nga ekspertët. Kohët e fundit ilaçet po shndërrohen në droga të llojit të rëndë. “Këtu duhet theksuar rritja e vëmendjes sonë lidhur me pararendëset e këtyre substancave (efedrinë, pseudoefedrinë etj.), të cilat janë substanca medikamentoze legale, jo vështirësish të disponueshme në tregun tonë farmaceutik dhe që në kushte edhe të një teknologjie laboratorike primitive artizanale, modifikohen për përftimin e substancave në fjalë”, - ka pohuar ministria Godo. Aktualisht numri i përdoruesve të drogës në Shqipëri ka kapur shifrën afër 40 mijë personave. Substancat psikoaktive që përdoren më masivisht janë: prodhimet e Canabisit, që zënë rreth 65 për qind; përdoruesit e opiateve, kryesisht të heroinës, zënë rreth 20-25 për qind të shtrirjes (një pjesë e konsiderueshme e të cilave administrohet si intravenoz, duke përbërë një kërcënim potencial për sëmundjet e trasmetueshme), ndërsa pjesën e mbetur prej 10 për qind e zë kategoria e përdoruesve të kokainës. Rreth 50 për qind e përdoruesve manifestojnë komplikacione të dyfishta, ku përkrah fenomenit të drogës shtohet dhe një tjetër sëmundje infektive, ndërkohë që humbasin jetën rreth 70 persona që kanë kaluar në forma të rënda të përdorimit.
Trajtimi
Hartimi i “Strategjisë kombëtare antidrogë 2004–2010”, pjesë integrale e rëndësishme e të cilës është “Strategjia për reduktimin e kërkesës për drogë”, është cilësuar si hap i rëndësishëm, por që ende shfaqet i pamjaftueshëm për të përballuar situatën. “Ngritja e rrjetit trajtues/rehabilitues konvejer, me shërbime që të arrijnë maksimumin e numrit të individëve në nevojë, me efektshmëri të lartë dhe kosto të ulët, krahas kontrollit do të konsiderohen si masat kryesore parandaluese”, - ka pohuar Godo. Sipas të saj, po detajohet ngritja e infrastrukturës trajtuese bashkëkohore, ku janë në proces disa projekte, implementimi i të cilave do të përmirësojë ndjeshëm situatën në këtë aspekt. Një ndër ta është projekti me Ministrisë së Punëve Sociale Italiane për ngritjen në Tiranë të një qendre semirezidenciale antidrogë, projekti në prag të finalizimit i Ministrisë sonë të Shëndetësisë me Shkollën Alkoologjike të Udines (Itali) për ngritjen e shërbimit Alkoologjik pranë QSUT-së.
Shtohet numri i përdoruesve të drogave, ulet mosha e përdorimit. Raportimi i shifrave në rritje nga dita në ditë ka vënë në gjendje alarmi institucionet shëndetësore, ashtu dhe ato të sektorit të antidrogës për marrjen e masave urgjente në zbutjen e këtij fenomeni. Problematike në masë janë moshat e reja, veçanërisht adoleshentët në gjimnaze, kategori për të cilën kufiri i përdorimit të substancave narkotike është ulur nën moshën 15-vjeçare. Ndërsa mbi këtë moshë kthehen në përdorues të rregullt
Aktualisht numri i përdoruesve të drogës në Shqipëri arrin afërsisht në 40 mijë persona. Substancat psikoaktive që përdoren më masivisht janë: prodhimet e Canabisit, që zënë rreth 65 për qind; përdoruesit e opiateve, kryesisht të heroinës, zënë rreth 20-25 për qind të shtrirjes (një pjesë e konsiderueshme e të cilave administrohet si intravenoz, duke përbërë një kërcënim potencial për sëmundjet e trasmetueshme), ndërsa pjesën e mbetur prej 10 për qind e zë kategoria e përdoruesve të kokainës.
Përkrah numrit të lartë të përdoruesve, që shtohen dita-ditës, kapacitet trajtuese janë tepër të ulëta. Konkretisht operon vetëm një strukturë trajtuese publike: klinika toksikologjike, me kapacitet vetëm 10 shtretër dhe me shërbime modeste (ndërhyrje në krizë dhe detoksifikim). Ndërsa pjesa tjetër e trajtimeve mbulohen nga institucione të tjera trajtuese, por jopublike, siç është qendra “Emanuel”, por janë të shumtë përdoruesit që trajtohen me metadon pranë OJF-së “Aksion Plus”.
Më shumë se 10 për qind e pacientëve që trajtohen me metadon janë përdorues romë dhe jevgj, ndërsa 8 për qind janë punëtorë seksi dhe homoseksualë. Fillimisht trajtimi i kësaj kategorie është vështirësuar për shkak të refuzimit që bënin pjesa tjetër e përdoruesve që të ndihmoheshin në të njëjtin ambient. Megjithatë, sipas drejtuesve të “Aksion Plus” këto grupe vulnerabile marrin këtë trajtim rregullisht çdo ditë për një afat kohor të caktuar për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore dhe kequshqyerjes.
Gjimnazistët të rrezikuar nga eksperimentimet
Situata në vendin tonë paraqitet tepër e rëndë për shkak të moskontrollimit dhe koordinimit të politikave parandaluese në mënyrën e duhur. Vëzhgimet e bëra tregojnë se adoleshentët e sotëm qysh prej shkollës fillore janë të ekspozuar ndaj fushatës antidrogë me anë të programeve mësimore dhe atyre ndihmëse jashtëshkollore, ku bombardohen me mesazhe dhe tabela lajmërimesh për t’u thënë “jo” efekteve negative që shkaktohen prej marrjes së substancave narkotike. Por pavarësisht shpenzimeve për parandalimin e drogës, realiteti tregon se këto masa deri më sot kanë qenë pak të efektshme, pasi shumë prej të rinjve, përfshirë këtu edhe senatin e shkollës, kanë refuzuar mesazhin “thjesht thuaj jo”, ndërkohë që janë ekspozuar ndaj drogave të caktuara dhe përdorimit të pijeve alkoolike në ambientet e shkollës. Përdoruesit e këtyre lëndëve janë eksperimentues të rastësishëm, pjesa dërrmuese e tyre mbeten te ky eksperimentim, duke fituar varësinë ndaj tyre.
Zonat ku risku është i lartë
Në raportin e hartuar nga qendra “Aksion Plus” është thënë se zonat periferike janë më të ekspozuarat ndaj këtij fenomeni, sidomos nga kategoritë vulnerabile. “Aktualisht puna në terren bëhet prej tre punonjësve, që shpërndajnë materiale informative, ankerplast, shiringa dhe prezervativë për grupe të vogla përdoruesish, sidomos ata romë. Duhet theksuar se skena e drogës është shumë fragmentare, pasi përdoruesit e drogave ndodhen në periferi. Shumica e përdoruesve ushtrojnë prostitucionin si mjet për të nxjerrë të ardhura për mbijetesë, teksa situata e tyre paraqitet shumë e rënduar, duke qenë se kanë nevojë për terapinë me metadon, por nuk mund të përfitojnë të gjithë për shkak të mungesave. Pas mbylljes së gropës në qendër të Tiranës këta punëtorë të seksit dhe transvestitë janë transferuar në një varrezë makinash prapa ish-uzinës së konsumit të gjerë përballë qendrës spitalore, te kodrat e Liqenit, pranë stacionit të trenit apo në vende të tjera të braktisura. Është një grup shumë i rrezikuar, që kërkon ndërhyrje të shpejta dhe energjike.”