Kuvendi i Shqipërisë harton rezolutë për integrimin e Shqipërisë në BE
21/01/2009 I kërkohet komunitetit ndërkombëtar të marrë në konsideratë konsensusin mes palëve
Partia Demokratike ka hartuar një rezolutë për angazhimet që Kuvendi i Shqipërisë do të ndërmarrë në vijim për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Përmes saj, kryetari i grupit parlament të partisë më të madhe të mazhorancës nxit qeverinë shqiptare që të paraqesë në fund të këtij muaji kërkesën për aplikimin për statusin kandidat për anëtar të Bashkimit Evropian. Rezoluta, pasi të diskutohet nga Komisioni për Politikën e Jashtme, është parashikuar të miratohet në seancën e së enjtes. Ndërsa mirëpret nga Parlamenti Evropian vendet anëtare si dhe institucione të tjera të Bashkimit Evropian të marrin në konsideratë konsensusin dhe vendosmërinë që ekziston mes të gjitha forcave politike të Republikës së Shqipërisë në lidhje me integrimin evropian. “Deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si përfaqësues të zgjedhur dhe të mandatuar të popullit shqiptar, të nisur nga vendosmëria për të përmbushur objektivin strategjik të Shqipërisë për tu integruar në Bashkimin Evropian, me bindjen dhe besimin se komunitetet evropiane përbëjnë bërthamën e vlerave të demokracisë, lirisë, bashkëjetesës në page dhe stabilitet të qëndrueshëm...” Në këtë mënyrë nis shpjegimi i arsyeve të hartimit të rezolutës së nënshkruar nga Patozi, mbështetur edhe në respektimin e parimeve universale të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe pakicave; në mbështetje të përpjekjeve për një shoqëri më të begatë nëpërmjet konsolidimit të ekonomisë së tregut dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në dobi të qytetarëve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë; dhe duke rikonfirmuar parimet e politikës së fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit shumëplanësh rajonal, pa paragjykime dhe të çliruar nga hijet e së kaluarës. Ai ka shprehur angazhimin e ligjvënësit shqiptar për të qenë kontribues aktiv për forcimin e paqes, stabilitetit, bashkëjetesës harmonike dhe zhvillimit të qëndrueshëm rajonal, evropian e më gjerë, që gjithashtu bashkëndan parimet, vlerat dhe synimet mbi të cilat u themelua Bashkimi Evropian. “Kuvendi i Shqipërisë thekson se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, i përcaktuar qartë si objektiv strategjik kombëtar, do të gëzojë mbështetjen e plotë, të vazhdueshme dhe të pakthyeshme të Parlamentit gjatë gjithë procesit që e përshkon atë, konfirmon mbështetjen ndaj parimit se integrimi evropian i Shqipërisë do të vijë si rezultat i meritave individuale, si dhe nënvizon se trashëgimia kulturore, gjeografike dhe historike e Republikës së Shqipërisë bashkëqendror në themelet e kulturës, gjeografisë dhe historisë së kontinentit evropian dhe pellgut mesdhetar”, - nënvizohet në këtë rezolutë. Po ashtu Kuvendi i Shqipërisë shpreh gatishmërinë dhe vendosmërinë për përafrimin e plotë të sistemit ligjor të Republikës së Shqipërisë me standardet dhe acquis e Bashkimit Evropian, nëpërmjet bashkëpunimit të gjerë dhe afatgjatë mes partive parlamentare shqiptare, nxit qeverinë e Republikës së Shqipërisë të paraqesë aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE përpara fundit të janarit 2009 dhe të raportojë pranë Kuvendit të Shqipërisë rreth ecurisë të negociatave.
Deklarata
Kuvendi i Shqipërisë deklaron përkushtimin e plotë ndaj të gjithë procesit të integrimit evropian, duke u mbështetur në parimet për respektimin e të ndryshimeve, partneritetit dhe barazisë si dhe ruajtjen e identitetit kombëtar të çdo vendi. Mirëpret që Parlamenti Europian vendet anëtare si dhe institucione të tjera të Bashkimit Europian të marrin në konsideratë konsensusin dhe vendosmërinë që ekziston mes të gjitha forcave politike të Republikës së Shqipërisë në lidhje me integrimin evropian, siç shprehet në këtë Rezolutë.
Përgatitjet
Pas përfundimit të ratifikimit të MSA-së mes Shqipërisë dhe BE-së nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian Shqipëria pret hyrjen në fuqi të MSA-së. Në këtë mënyrë i hapet rrugë edhe shkuarjes së vendit tonë në një tjetër fazë: atë të aplikimit për statusin e vendit kandidat. Kjo është deklaruar nga ministri i Jashtëm Lulëzim Basha dhe e pranuar nga përfaqësues të opozitës. Ndërsa Qeveria vijon përpjekjet e saj në kuadër të domosdoshmërisë për plotësimin e rekomandimeve të palës komunitare.