E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja mekanizmi se si Soros grabiti 3 miliardë lekë të shqiptarëve

>Prej 2 javësh Gazeta Sot po dekonstrukson të gjithë strukturën e veprimtarisë finaciare kriminale të Soros në Shqipëri nëpërmjet Fondacionit Jofitimprurës Besa. Sot do të fillojmë të tregojmë se si iu dhuruan paratë e shqiptarëve Sorosit. Ajo që të bën më shumë përshtypje është se po të shohësh dhurimet dhe lehtësimet që shteti shqiptar i ka dhënë Soros në Shqipëri, janë unike dhe organizatat jofitimprurëse nuk kanë pasur të gjitha bashkë kurrë një suport kaq të madh qeveritar.
Në vitin 1999, Qeveria Shqiptare i transferoi 309,864,911.50 L (mbi 3 milionë dollarë) asete të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (institucion shtetëror) Fondacionit Besa. Sipas marëveshjes së lidhur në dt. 20 Maj 1999, kur shteti shqiptar ishte i gjithi në dispozicion të kulmit të krizës kosovare, Soros arriti tI çvasë me një veprim të vetëm 3 milionë dollarë në një kohë që shteti shqiptar kishte më shumë nevojë se kurrë për mbështetje financiare.
Në atë kohë të gjithë institucionet ndërkombëtare dhe organizatat jo-fitimprurëse sillnin para nga jashtë brenda, Soros arrinte që paratë e shtetit shqiptar të kalonin nga brenda jashtë për përfitim të Soros. Elementi më i interesant i kësaj shumë është fakti që ajo ishte vetë një kredi e shtetit shqiptar që i ishte dhënë nga Banka Botërore, para të cilat bashkë me interesat kanë vite që po i paguajnë shqiptarët. 3 milionë dollarët që shteti shqiptar ia kishte marrë në formë kredie Bankës Botërore, për Fondin Shqiptar të Zhvillimit në kthim ka arritur vlerën e 7 milionë dollarëve pasi këto para shteti ka disa vite që po ia rikthen Bankës Botëroree nga fondet e veta. Ky dëm prej 7 milionë dollarësh që i bëhet shtetit shqiptar është vetëm një pjesë e vogël e dëmit total që i është bërë shtetit shqiptar, taksapaguesve shqiptarë, por edhe shteteve të huaja dhe taksapaguesve të huaj, paratë e të cilëve po grabiten nga Soros gjatë proçesit të paligjshëm të kalimit të Fondacionit Jofitimprurës Fondi Besa në biznesin Fondi Besa Sh.a. dhe transferimit të tij sorosian në Fondacionin tjetër Albanian Besa Capital.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 207, date 28.4.1999, Per ndarjen dhe ristrukturimin institucional te Fondit te Zhvillimit Shqiptar, pika 4, thuhet Te transferoje veprimtarine, asetet fikse ne forme granti, fondin e kredise ne formen e blerjes, sipas termave te zbatuara nga Banka Boterore (Nese pas nje periudhe 4- vjecare do te arrihet realizimi i te gjithe treguesve te percaktuar ne marreveshje, ky fond do te kaloje si kontribut i qeverise shqiptare, ne formen e grantit ne fondacionin "Besa ") nga departamenti i kredise urbane te FZHSH-se te fondacioni "Besa", sipas marreveshjes, qe do te lidhet per kete qellim ndermjet Ministrise se financave, FZHSH-se dhe fondacionit "Besa". Forma dhe menyra e monitorimit te treguesve percaktohet ne kete marreveshje.
Po ashtu, në të njëjtin material tregohet edhe rruga që do të ndiqet:
5. Veprimtaria dhe asetet fikse te departamentit te mbeshtetjes veterinare te FZHSH- se, t'i transferohen nje organizate joqeveritare, me te njejten natyre veprimtarie, sipas nje marreveshjeje, qe do te lidhet per kete qellim, ndermjet Ministrise se financave, FZHSH-se dhe OJQ-se. Transferimi i aseteve fikse te behet ne forme granti.
6. Transferimi faktik i veprimtarive dhe i aseteve, ne te gjitha rastet e mesiperme, te behet vetem pas vleresimit te tyre nga nje kontroll financiar i pavarur .
7. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Bashkepunimit Ekonomik dhe Tregtise dhe Fondi i Zhvillimit Shqiptar per ndjekjen dhe zbatimin e ketij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.
KRYEMINISTRI
Pandeli Majko
Pas 4 vjetësh, (1999 2003), duke qenë se Fondacioni i Soros i menaxhoi shumë mirë paratë e shtetit, (megjithëse në të vërtetë u ndëshkua nga shteti shqiptar për evasion fiskal dhe raportimet i bënte si të donte vetë) të gjitha asetet iu falën Soros në formën e grantit duke iu referuar pikës 4: Nese pas nje periudhe 4- vjecare do te arrihet realizimi i te gjithe treguesve te percaktuar ne marreveshje, ky fond do te kaloje si kontribut i qeverise shqiptare, ne formen e grantit ne fondacionin "Besa ".
Ky fond shërbeu vetëm si kapital fillestar për veprimtarinë financiare kriminale të Fondacionit Besa sepse Besa nëpërmjet mbështetjes së Qeverisë Shqiptare ka arritur që të thithë nga institucionet ndërkombëtare paratë e destinuara për shqiptarët në një vlerë prej 12 milionë dollarësh. Dhe këtu nuk parashikohet shifra që shteti shqiptar vazhdon të paguajë në formën e interesave institucioneve ndëkrombëtare të cilave iu ka marrë kreditë që i ka falur Soros

**********************************************************Hipokrizia Soros dhe Veliaj për të mbrojtur skemën Besa

Rrjeti Soros që ka kryer evazion fiskal kërkon përjashtim nga taskat

Qeveria shqiptare në ndryshimet e vitit të kaluar në legjislacionin fiskal, takson me 20% grantet dhe sponsorizimet.
Për këtë qëllim G99 dhe rrjeti Soros në Tiranë kanë disa kohë që po protestojnë për të mirën e shoqatave. Ajo që të bie më shumë në sy në reagimet e Rrjetit Soros dhe të Grupimit Politik sorosian G99, është pikërisht kujdesi i tyre për të mbrojtur interesat e sektorit joqeveritar shqiptar.
Siç dihet mirë tashmë në shoqërinë civile, organizatat joqeveritare kanë vite që ndodhen në krizën më të thellë financiare që kanë qenë ndonjëherë si pasojë e monopolizimit të plotë të tregut të donacioneve dhe donatorëve nga spinoff-et e Soros në Tiranë. Rreth 7 milionë dollarë në vit të destinuara nga komuniteti ndërkombëtar si ndihma për shoqërinë civile thithen nga 12 organizata të Sorosit dhe kjo ka sjellë rrënimin e të gjithë kapaciteteve njerëzore dhe materiale të 17 vjet histori të rrjetit të shoqërisë civile në Shqipëri. Plani i vjetër i Soros në vitet e fundit ka dhënë rezultatet e para të kontrollit të gjithë sektorit të shoqërisë civile nga spekulanti i madh i bursës globale George Soros. Sot, sektori i shoqërisë civile prezantohet nga njerëzit e tij të cilët e kanë përdorur dhe e përdorin shoqërinë civile si një armë për të mbrojtur spekulacionet e Soros në financat shqiptare.
Janë dhjetra milionë dollarë që Soros ka fituar në Shqipëri nëpërmjet spekulacioneve korruptive në financat shqiptare dhe me ndihmat e ndërkombëtarëve. Dhe ajo që të bie më shumë në sy është se mekanizmi i fitimit realizohet pikërisht duke u fshehur pas konceptit jo-fitimprurës, si pasojë e avantazheve të mëdha fiskale dhe shfrytëzimit të minierës së arit të donacioneve ndërkombëtare për Shqipërinë.
Spinoff-et e Soros në Shqipëri, realizojnë fitime të mëdha për llogari të interesave të Soros dhe e gjitha kjo ndodh në errësirë të plotë dhe nëpërmjet kapjes së shtetit dhe medias. Rasti i denoncuar këto ditë nga Gazeta Sot i spekulacionit tipik sorosian me 3 Besa-t e Soros ku vetëm në vitet 2009-2011 paraja që përvetësohet nga Soros është mbi 100 milionë dollarë, tregon pikërisht se çfarë lojërash të ndyra po luan Soros në emër të shoqërisë civile në Shqipëri.
Patetizmat e oficerit të vogël sorosian Erion Veliaj i cili fshihet pikërisht nën juridiksionin e një OJFje për të realizuar financime të paligjshme për formacionin e tij politik duke u fshehur pas transferave online të biznesit Mozaik Sh.p.k., është një rast tipik sorosian që tregon se si po keqpërdoren termat organizata jofitimprurëse nga njerëzit e Soros në Tiranë.
Rasti i përdorimit të fondacioneve për të realizuar fitime prej qindramiliona dollarëve nga George Soros, është një motiv i fortë që strukturat dhe spinoff-et e tij në Tiranë të dalin si avokat të shoqatave shqiptare. Hipokrizia e tyre nuk ka të sosur dhe një rast tipik ka ndodhur në shtator 2007.
Në kuadrin e një programi të realizuar nga vetë Fondacioni Soros kundër informalitetit të biznesit, Dialog i shoqërisë civile me qeverinë për reduktimin e informalitetit, në Raportin e Soros për vitin 2007, thuhet:
Organizatat partnere të Rrjetit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (NOSA), në bashkëveprim me qeverinë shqiptare, organizuan një takim të përbas

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›