E Shtunë, 31 Tetor 2026

PETA, "nudo vegjetariane" per mbrojtjen e kafsheve

Keshillat per nje trup te bukur jane te hash lehte. Ato per t'i mbijetuar vapes, te vishesh lehte. Por me lehte se kaq, nje vajze nuk do mund te vishej kurre. Lakra dhe sallata jeshile mjaftuan per te mbuluar pjeset intime te ketyre vajzave japoneze, aktiviste te flakta te organizates Peta, qe per hir te dhembshurise ndaj kafsheve, u kerkon njerezve te behen vegjetariane. Zonjat e Lakres habiten kalimtaret kureshtare ne rruget e Tokios, duke bere thirrje per shpetimin e planetit. Organizata Peta, e njohur per mbrojtjen e te drejtave te kafsheve, ka zgjedhur zakonisht menyra te reja per te promovuar idete e saj kunder mishit dhe gezofit duke sulmuar cdo personalitet qe i prek qofte edhe nje qime kafsheve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›