E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhet miss ferexheja

Sauditja Aya Ali al-Mulla eshte zgjedhur si femra me e bukur e Arabise Saudite, edhe pse asnjehere nuk e ka hequr percen dhe nuk e ka zbuluar fytyren e saj. Aya, 18-vjecare, e veshur me rroba tradicionale, eshte zgjedhur fituese e kurores "Mbreteresha e moralit te bukur", ne mesin e 274 konkurrenteve te tjera, po ashtu te veshura me ferexhene myslimane. Fituesja e gares dhe dy percjelleset e saj kane kaluar nje mori testesh per devotshmeri ndaj familjes dhe shoqerise. Testimi ka zgjatur plot tre muaj - ndersa ka perfshire edhe teste psikologjike. Aya, e cila deshiron te merret me mjekesi, ka fituar nje shperblim prej 5.000 riale (930 euro), nje qafore margaritari dhe nje tjeter prej diamanti, nje ore dore te dekoruar me diamante, si dhe nje bilete aeroplani drejt Malajzise. Ne Arabine Saudite, ku grate duhet te jene te mbuluara kur dalin ne publik, nuk ekzistojne garat e bukurise ku matet vetem pamja e jashtme fizike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›