E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Minxolli lë qelinë e burgut 313

Dritan Minxolli lë qelinë e burgut 313. Ditën e sotme Gjykata e Lartë dha masën me arrest shtëpie për ish-drejtorin e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, Dritan Minxolli. Minxolli do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në mbarimin e plotë të hetimeve.

Rreth dy muaj më parë Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi rrëzimin e kërkesës për lirimin e menjëhershëm të Minxollit nga burgu, për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.


Ndërkohë, edhe të pandehurit Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeçi kanë kërkuar lirimin nga qelia për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›