10 raste të reja me A HINI
Shënohen dhjetë raste të reja të prekura nga virusi AHNI në vendin tonë, duke çuar bilancin në 78 persona. Ky lajm konfirmohet për “Ora News” nga drejtori i i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Enver Roshi.
Ndërkaq, simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me simptomat e gripit të zakonshëm, dhe përfshijnë temperaturë, kollitje, dhimbje fyti, rrjedhje të hundëve, plogështi, etj.
Por kjo nuk do të thotë se jeni prekur nga ky grip, pasi shumë sëmundje shkaktojnë këto shenja. I takon analizave laboratorike të vërtetojnë nëse ky është gripi i derrave, grip i zakonshëm apo ndonjë sëmundje tjetër.