Stuhi dëbore në Bulqizë, 13 furgona të bllokuar

Trembëdhjetë furgona me pasagjerë kanë mbetur të bllokuar si pasojë e stuhisë së dëborës që ka përfshirë qytetin e Bulqizës.
Mësohet se 13 furgona të linjës Krastë-Burrel dhe Bulqizë-Krastë kanë mbetur të bllokuar që në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Qafë Buall-Krastë në pamundësi për të kaluar si pasojë e dëborës së madhe.
Gjithashtu mësohet se edhe një automjet me 5 persona ka mbetur i bllokuar që në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krastë-Tiranë.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarjes ndërsa mësohet se në ndihmë të makinës dhe të furgonave është nisur edhe një fadromë për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugës.