Ministria Ne Kruje do te mbyllen te gjitha furrat e gelqeres
Kreu i Inspektoratit te Mjedisit Alfred Deshati ka theksuar se te gjitha furrat e gelqeres ne Fushe-Kruje do te mbyllen dhe mbi 15 subjekteve u eshte hequr leja mjedisore per trajtimin e gomave. Ne zonen e Fushe-Krujes jane me dhjetera subjekte qe djegin gelqere prej shume vitesh duke shkaktuar ne ajer ndotje te madhe me gazra helmues. Ministria e Mjedisit ka kerkuar qe Instituti i Shendetit Publik jo vetem te konstatoje problemet ne mjedis te cilat ndikojne rende ne shendetin e njerezve duke rritur numrin e te semureve me kancer ne kete zone por edhe te marre masa ne terren. Ligji i jep shume kompetenca Institutit te Shendetit Publik qe duhet te veproje kur behet fjale per shendetin e njerezve tha Deshati. Por ISHP-ja deklaron se ka marre hapat ligjore duke cuar ne prokurori mbi 19 persona deri ne vitin 2009. Sipas te dhenave zyrtare rezulton se gjykata ka vendosur denime dhe gjoba qesharake per keta persona te cilet prej vitesh po shkaktojne jo vetem nje ndotje te mjedisit por jane shkaktaret kryesore te rritjes se numrit te personave te prekur nga semundjet e mushkerive dhe kanceroze ne kete zone.
Megjithese Ministria e Mjedisit mbetet e hapur per bashkepunim me te gjitha institucionet pergjegjese per mbetjet ne vend nuk eshte pergjegjesi e saj administrimi i mbetjeve percaktimi i vendndodhjes se landfilleve apo venddepozitimeve te mbetjeve urbane sqaroi zyrtarisht Ministria e Mjedisit. Vetem qe nga janari i ketij viti autoritetet mjedisore kane ndeshkuar per mosadministrim te mbetjeve pothuajse pjesen me te madhe te bashkive dhe komunave te vendit me nje total prej 67 gjobash dhe vlere prej 48 300 000 lekesh te reja.
Per sa i perket vjeljes se gjobave me ndryshimin e fundit ne ligjin per kundervajtjet administrative gjobat mjedisore perbejne titull ekzekutiv dhe detyrojne institucionin e Permbarimit te garantoje ekzekutimin e tyre.
Me dhjetera kallezime penale per kundervajtje te renda jane depozituar prane prokurorise e cila ka detyrimin per ti cuar ato deri ne fund. Ne bashkepunim te frytshem me Inspektoratin e Ndertimit ne kemi ndihmuar ne prishjen e aktiviteteve te paligjshme me ndikim negativ ne mjedis pasi ky i fundit ka detyrimin ligjor per te nderhyre ne te tilla raste ka deklaruar dje Ministria e Mjedisit.