Pagat e reja të pushtetit lokal, shtesat sipas kategorive
Qeveria ka miratuar rritjen e pagave për punonjësit e bashkive dhe komunave. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili është botuar në Fletoren zyrtare, rritje page ka përfituar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, me rreth 2 mijë lekë. Ndërsa pagat e kryetarëve të bashkive rriten 2-3 mijë lekë, ose nga 4-10 për qind, duke qenë se pagat e kryebashkiakëve me më pak banorë kanë rroga më të ulëta dhe ato të bashkive të mëdha, më të larta. Efektet e rritjes së pagave për pushtetin vendor do të kenë efekte që nga 15 korriku i këtij viti, ndërsa fondet që vihen në shërbim të rritjes do të merren nga buxhetet e vetë pushtetit lokal. Gjithashtu, qeveria vendosi dje të rrisë rrogat për të gjithë administratën e komunave dhe bashkive, dhe gjithashtu edhe për njësitë bashkiake të kryeqytetit. Në vlera neto, paga rritet me 2 mijë lekë për të gjitha grupet dhe kategoritë. Gazeta “Mapo” ka zbardhur vendimin e qeverisë për pagat e administratës të bashkive dhe komunave dhe listën e përfitimit mujor të shtesave për të gjitha kategoritë. Sipas vendimit në fjalë, pagat më të larta do t’i përfitojnë bashkitë dhe komunat e mëdha, në varësi të numrit të banorëve që administrojnë.
Bashkia e Tiranës
- Kryetari 138 750 - 173 400 lekë
- Nënkryetari 130 000 - 138 750 lekë
Për njësitë e qeverisjes vendore me mbi 100 000 banorë
- Kryetari 92 000 - 138 750 lekë
- Nënkryetari 60 000 - 92 000 lekë
Për njësitë e qeverisjes vendore me 50 001 - 100 000 banorë
- Kryetari 60 000 - 115 000 lekë
- Nënkryetari 49 000 - 90 000 lekë
Për njësitë e qeverisjes vendore me 20 001 - 50 000 banorë
- Kryetari 51 000 - 90 000 lekë
- Nënkryetari 41 000 - 77 000 lekë
Për njësitë e qeverisjes vendore me 5 001 - 20 000 banorë
- Kryetari 41 000 - 77 000 lekë
- Nënkryetari 28 000 - 68 000 lekë
Për njësitë e qeverisjes vendore me nën 5 000 banorë
- Kryetari 37 000 - 54 000 lekë
- Nënkryetari 27 000 - 42 000 lekë
Prefekti i Qarkut Tiranë 117300 lekë
- Prefekti i qarqeve të tjera 109100 lekë
- Nënprefekti i nënprefekturave Kavajë, Lushnjë dhe Sarandë 93800 lekë
- Nënprefekti i nënprefekturave: Krujë, Pogradec, Librazhd,
Tepelenë, Përmet, Mat, Pukë, Tropojë dhe Skrapar
86700 lekë
- Nënprefekti i nënprefekturave: Malësi e Madhe, Bulqizë, Peqin,
Gramsh, Devoll, Mallakastër, Has, Kuçovë, Mirditë, Delvinë,
Kurbin dhe Kolonjë 82700 lekë
- Këshilltari i Prefektit Tiranë 65300 lekë
- Zëdhënësi i Prefektit Tiranë 55600 lekë