Lehtesohet kredia per individet
Në tre muajt e dytë të këtij vitit, kredia e dhënë për individët ka vijuar të lehtësohet dhe kjo për qëllime blerje banesash. Kjo konstatohet në vrojtimin e aktivitetit kreditues për tremujorin e dytë të vitit 2011. Por, në bazë të këtyre të dhënave, rezulton se në kahun e kundërt vijuan të shtrëngohen standardet e kredimit për bizneset. Sipas madhësisë së biznesit, shtrëngimi i standardeve u aplikua si per ndërmarrjet e vogla e të mesme, edhe per ato të mëdha.
Faktorët me kontributin kryesor në kahun shtrëngues të standardeve të kredisë për bizneset, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2011, janë kreditë e keqia në rritje si dhe problemet specifike të sektorit ku zhvillon aktivitetin ndërmarrja. Ekspertët e bankave kanë vlerësuar se konkurrenca në sistemin bankar, gjendja e likuiditetit dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë ndikuan në kahun lehtësues të standardeve të kredisë për individët.
Në tremujorin e dytë të vitit 2011, ekspertët e bankave vlerësojnë se kërkesa e bizneseve për kredi ka qenë më e ulët krahasuar me tremujorin e kaluar. Ndërsa, kërkesa e individëve për kredi është vlerësuar në rritje, edhe pse në një shkallë më të ulët se në tremujorin e parë të të njëjtit vit.
Pritjet për kërkesën për kredi të bizneseve, për tremujorin tretë të vitit 2011, janë pozitive dhe më të larta krahasuar me balancën aktuale të kërkesës për kredi. Gjithashtu, edhe pritjet për kërkesën për kredi të individëve janë pozitive për tremujorin e tretë të vitit 2011.