E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birra Korça, 4 net festime dhe 120 mijë gota “të kthyera me fund”

Birra Korça dhe festa sfidojnë gjumin për 4 net radhazi. Mbrëmja përmbyllëse e Festës së Birrës ka shënuar kapacitetin maksimal të pjesëmarrjes. Surprizat nuk kanë reshtur për çdo mbrëmje, duke nisur nga muzika, kërcimi e gjithë komponentët e tjerë të menduara në detaje nga stafi organizativ. Ambasadori Kinez Wang Junlink ka qenë ai i cili është përzgjedhur për mbrëmjen përmbyllëse të festës madhështore të birrës. Festa e birrës është vlerësuar së tepërmi nga diplomati kinez, i cili është shprehur se i ka tejkaluar pritshmëritë e tij. "Kur kam marrë ftesën për t’u bërë pjesë e kësaj feste, nuk kam menduar se do të kishte përmasa të tilla. Mund të them se jam i habitur nga pjesëmarrja, por edhe nga atmosfera. I ulur nën stendën e Birra Korçës ambasadori ka shijuar edhe pijen e qytetit, të cilën e ka komentuar si cilësore. "Jam i impresionuar nga kjo festë, nga mënyra e organizimit, por më tepër nga birra që po pi. Ka një shije vërtet të mirë dhe cilësi të lartë. Është hera e parë që unë vij në këtë festë, por do të lumturohesha nëse vitin e ardhshëm do të më vinte një ftesë. Mund të them që do të vija me kënaqësi." Pasi festa është nisur nga konsumi i Birra Korçës, e cila së bashku me muzikën ka çuar në këmbë të gjithë pjesëmarrësit, mbrëmja e fundit ka vijuar deri në agim, pasi të gjithë kanë preferuar të shijojnë edhe një gotë birrë. Qytetarët me shishet e “Birra Korça” shijuan pijen e qytetit, ndërsa kanë kërcyer nën ritmet e ndryshme të muzikës. Mbrëmjeve festive të Birra korçës nuk i kanë munguar as emrat e njohur të muzikës, si: Irma dhe Eranda Libohova apo Elita 5, të cilët kanë ndezur mbrëmjet me këngët dhe vokalin e tyre. Deri mesnatën e së shtunës vargjet e makinave, të cilat i janë drejtuar festës, kanë qenë thuajse deri në qendër të qytetit. Nga nata në natë shifra e gotave të konsumuara nga “Birra Korça” është rritur pa masë, ku deri në mesnatën e së dielës qytetarët kanë konsumuar më tepër se 120 mijë gota birrë. Qyteti i traditës dhe birra e traditës, të alternuara mes tyre, kanë konfirmuar edhe njëherë suksesin e festës të sjellë për qytetarët jo vetëm nga Korça. “Unë vij enkas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë festë, pasi kam dëgjuar për të nga një mikja ime e shkollës, e cila prej dy vjetësh vjen për Festën e Birrës. Më pëlqen atmosfera, muzika dhe më duket se vërtet festa është shumë e bukur”, shprehet Alex Lee, shtetas kinezo-amerikan.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›