E Diel, 1 Nëntor 2026

Pagat, rritje mbi ritmet e inflacionit, perfitojne arsimi dhe mjekesia

Rritja e pagave dhe pensioneve me 2009 do te behet mbi ritmet e inflacionit duke stimuluar kategorite e punonjesve buxhetore qe ofrojne direkt sherbime te qytetaret, parashikon Ministria e Financave. Ndersa ne sektorin privat rritjen me te madhe te pagave e ka aplikuar sektori i ndertimit, sherbimet dhe hoteleria kane aplikuar rritjen me te madhe te pagave gjate ketij viti ne sektorin privat. Sipas nje vleresimi te Bankes se Shqiperise shkak per rritjen e theksuar te pagave ne sektorin privat ka qene nxitja e bizneseve per te deklaruar pagat reale. Ne statistikat zyrtare, rezulton se, pagat shenuan rritje si ne sektorin shteteror dhe ne ate privat. Por rritja e pagave e pagave ishte e ndryshme midis sektoreve. Ne sektorin privat rritja e indeksit te pagave varion nga 15 per qind ne sektorin e ndertimit, deri ne 40 per qind ne sektorin e sherbimeve-hoteleve. Keto dy sektore ne zhvillim mbajne peshe te madhe si ne ritmet e rritjes ekonomike ashtu edhe ne numrin e te punesuarve. Norma vjetore e rritjes se pages mesatare ne sektorin privat ishte 15 per qind ose rreth 4 pike perqindjeje me e larte se, mesatarja e rritjes se regjistruar gjate pese viteve te fundit. Qeveria mori nje sere reformash qe kishin te benin me sektorin e pagave sidomos te privatet. U miratuan pagat e reja minimale sipas sektoreve dhe profesioneve me nivel me te larta se paga minimale 140 mije leke qe merrej me pare ne konsiderate per te paguar taksat dhe sigurimet shoqerore. Po keshtu detyroi bizneset qe te bejne pagesat e rrogave nepermjet sistemit bankar.

Rritja mesatare e pagave me 2009

Sektori i Shendetesise rritja mesatare 20 %

Sektori t arsimit rritja mesatare e pages 15 %

Forcat e armatosura dhe policite 10 %

Administrata qendrore mesatarisht 4-6 %

Vendimi

Rritja e pagave dhe pensioneve e planifikuar per kete ka hyre ne fuqi nga 1 korriku. Rritjen me te medha e perfituan mjeket, mesuesit edhe ushtaraket. Ndersa me shume u rriten pensionet e fshatit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›