Pagesa e TVSH, bizneset tani në dorë të Bodes
Ministri i Financave, Ridvan Bode, do të jetë ai që do të përcaktojë afatin kohor të shtyrjes së TVSH për makineritë e importuara.
Fabiola Çela
Këshilli i Ministrave miratoi dje disa ndryshime në ligjin "Për tatimin mbi vlerën e shtuar". Një ndër ndryshimet e miratuara dje ishte edhe skema e pagesës së TVSH-së për makineritë e importuara. Sipas skemës së vjetër, investitorët kishin 12 muaj afat për të shlyer TVSH-në. Por tashmë ky afat ka ndryshuar. Qeveria ka vendosur që t'i japë të gjithë autoritetin ministrit të Financave, Bode, për të përcaktuar nëse ky afat do të jetë 12 muaj apo më shumë. Por nga ky lehtësim i qeverisë nuk do të përfitojnë të gjithë investitorët. Sipas ndryshimeve të miratuara dje, në rastet kur cikli i zhvillimit të investimeve dhe fillimit të ofrimit të prodhimit dhe shërbimit është më i gjatë se 12 muaj, ministria ka të drejtë të zgjasë më shumë se 12 muaj afatin e shtyrjes së pagesës së TVSH-së nga ana e investitorëve. Shtyrja e pagesës së TVSH-së në varësi me ciklin e zhvillimit të investimit s'parashikon efekte negative në buxhet, pasi investitorët nuk përjashtohen nga skema e pagesës së TVSH-së, por ju shtyhet afati kohor i shlyerjes së saj.
OJF-të
Organizatat jofitimprurëse janë përjashtuar nga skema e pagesës së TVSH-së. Por statusin e organizatave jofitimprurëse me përfitim publik mund t'u jepet vetëm atyre organizatave që përmbushin disa kushte të caktuara. Ky autorizim jepet nga ministri i Financave. Me përjashtimin e OJF-ve nga skema e pagesës së taksës së TVSH-së qeveria synon që të ndikojë në rritjen e donacioneve të OJF-ve, donacione të cilat ndihmojnë shtresat në nevojë të popullsisë.
Shtypi
Personat që tregtojnë revista, gazeta të huaja nuk do të paguajnë TVSH-në. Rivendosja e TVSH-së në import për shtypshkrimet, revistat, periodikët etj., prezantonte një diskriminim fiskal për këto produkte importi, përkarshi produkteve të tilla të prodhuara në vend, të cilat janë të përjashtuara nga skema e TVSH-së. Pikërisht për të shmangur këtë diskriminim qeveria vendosi që të përjashtojë nga skema e pagesës së TVSH-së për furnizimet për revistat dhe periodikët e importit.
TVSH
Aktualisht taksa e TVSH-së është në nivelin e 20 për qind. Tatimi mbi vlerën e shtuar është një ndër taksat më të rëndësishme, të ardhurat e së cilës zënë një peshë të rëndësishme në arkën e shtetit. Jo pak herë drejtues të qeverisë kanë premtuar se do të ketë ulje të kësaj takse, por një vendim i tillë nuk është mirëpritur asnjëherë nga ndërkombëtarët, çka ka bërë që kjo taksë të vazhdojë të qëndrojë në nivelin e 20 për qindëshit. Deri më tani qeveria ka ulur taksën e tatimit mbi fitimin nga 20 për qind që ishte më parë, tani është 10 për qind. Një tjetër taksë që ka pësuar ndryshime është edhe ajo e tatimit mbi të ardhurat personale. Që nga mesi i vitit të kaluar kjo taksë nuk është më e përshkallëzuar në bazë të pagës, por është 10 për qind për të gjitha kategoritë e pagave. Aplikimi i tatimit mbi të ardhurat personale në nivelin e 10 për qind ka rritur ndjeshëm të ardhurat në buxhetin e shtetit.
Alibeaj kundër Bodes
Ndryshimet e hartuara nga ministri i Financave, Bode, në ligjin "Për tatimin mbi vlerën e shtuar" janë kundërshtuar nga ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Sipas ministrit të Drejtësisë, duhet të jetë Këshilli i Ministrave ai që të përcaktojë kriteret dhe procedurat për shtyrjes e TVSH-së për investitorët. Një tjetër pikë ku dy ministrat kanë rënë ndesh është edhe dhënia e statusit të OJF-ve. Sipas ndryshimeve të miratuara dje, statusi i OJF-ve jepet me autorizim të ministrit Bode. Por për ministrin e Drejtësisë, organizatat jofitimprurëse fitojnë personalitet juridik dhe për statusin si organizata jofitimprurëse në momentin që regjistrohen në gjykatë. Ndërkohë qëllimi dhe fusha e veprimtarisë së tyre parashikohet në aktin e themelimit dhe statutin e tyre. Por këto sugjerime të ministrit të Drejtësisë nuk janë marrë parasysh nga kreu i Financave Bode. Sipas tij, ky projektligj është i natyrës fiskale dhe sugjerimit e ministrit të Drejtësisë nuk mund të reflektohen në këtë draft.