E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, rriten përpjekjet për arrestimin e Mlladiçit

Pas arrestimit te Radovan Karaxhic po intensifikohen përpjekjet për kapjen e te shumëkërkuarit tjetër për krime lufte, Ratko Mlladic.  Paqeruajtësit e NATO-s në Bosnjë kanë bastisur shtëpinë e njërit prej njerëzve me te afërt të Mlladic, kolonelit serb në pension, Petar Jesic.

Tani qe Karaxhiç ndodhet në Hagë në pritje të gjykimit, Mlladic është anëtari me i larte i udhëheqjes serbo-boshnjake qe është ende ne arrati. Karaxhic u ndalua ne Beograd pasi kish mundur t’i përvidhej drejtësisë për mbi një dekade. Thuhet se edhe Mlladic ka jetuar ne kryeqytetin serb nën mbrojtjen e besnikeve te vet ushtarakë. Ndonëse nuk ka te dhëna qe te tregojnë se Mlladic ndodhet ne Bosnje-Hercegovine, KFOR-i beson se ish-komandanti serbo-boshnjak ka ne këtë vend nje rrjet shume te fuqishëm mbështetësish.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›