E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, Gjykata Kushtetuese “rrëzon” Hollande: Jo taksës 75% për të pasurit

29-12-2012 / Gazeta 55

Gjykata Kushtetuese franceze ka rrëzuar idenë e taksimit me 75 për qind për ata që kanë të ardhura vjetore më shumë se 1 milion euro. Kjo ishte një masë financiare që më parë ishte aprovuar nga qeveria socialiste e Francois Hollande. 

Më shumë simbolike se sa efikase, taksa mbi të pasurit, që ka provokuar jo pak eksode fiskale, më e fundit ishte ajo e aktorit e famë ndërkombëtare Zherard Depardjë, përfshinte rreth 1500 persona. Të gjithë këta përbënin një mesatare prej nga 140 mijë euro secili, të taksës për tu paguar. 

Por gjykata kushtetuese vendimin e saj e ka justifikuar me faktin se një gjë e tillë bie ndesh me barazinë ndërmjet njerëzve, sepse është llogaritur për persona fizikë, në kundërshtim me të ardhurat që llogariten sipas të ardhurave familjare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›