Blair ndihmon Ramën për piketat e para të qeverisjes

Kryeministri i ardhshëm shqiptar, Edi Rama ka takuar sot në Londër ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Takimi që ka zgjatur dy orë, sipas kreut socialist, ka qenë mjaft pasionues, ku janë diskutuar piketat e para të qeverisjes.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama ka treguar edhe për agjendën në vazhdim. Ai do të jetë i ftuar në programin e gazetares Sara Montague, BBC HardTalk, ndërsa nesër do të jetë në Itali, ku është parashikuar një takim i tij me kryeministrin italian, Enrico Letta.
Kreu i PS pati një takim me Blairin edhe gjatë fushatës zgjedhore, ku mori mbështetjen e tij për këshillimin në hartimin e politikave qeverisëse.
Ish këshilltari i Tony Blairit, Alastair Campbell ndihmoi Ramën dhe stafin e PS gjatë fushatës në Shqipëri./Indeksonline/