Situatë e qetë në dy pikat kufitare në veri
Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 10:28
Situata në pikat kufitare 1 dhe 31 gjatë natës ka qenë e qetë. Ndërsa sipas burimeve të Kosovapress-it është vendosur që ndërrimi në pikat kufitare për policët e Kosovës të jetë 24 orësh.
Mbrëmë për dy orë, policët dhe doganierët kanë pritur ardhjen e helikopterit për bartjen e tyre nëpër këto pika kufitare, por një gjë e tillë ka ndodhur sot në orët e mëngjesit.
Ndërsa serbët kanë vazhduar edhe gjatë natës të mbajnë të bllokuara rrugët që qojnë në dy pikat doganore të veriut të vendit, por nuk është shënuar ndonjë incident.
Po ashtu duke analizuar zhvillimet e fundit, Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka mbështetur operacionin e Policisë së Kosovës, për kthimin në normalitet të pikave kufitare në Leposaviq dhe Zubin Potok.