Pahor takoi Van Rompuyn për Bërdon

Kryesuesi i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, është takuar të enjten pasdite me kryeministrin slloven Borut Pahor, i cili papritmas udhëtoi për vizitë në Bruksel në përpjekje për të bindur Van Rompuy që të marrë pjesë në takimin e zyrtarëve të Ballkanit Perëndimor, të shtunën më 20 mars në Bërdo pranë Kranjit.
Pahor pas takimit u ka thënë shkurt gazetarëve se “nesër është ditë e re” dhe ka shkuar duke mos dhënë sqarime për rrjedhën e negociatave me Herman Van Rompuy.
Burime evropiane dhe sllovene nuk kanë mundur për momentin t’u thonë asgjë gazetarëve në lidhje me atë nëse Van Rompui ka vendosur të shkojë ose jo në samitin në Slloveni.
Përfaqësuesi për shtyp i Herman Van Rompuyt, Hesus Karmona, ka thënë më herët se Rompuy sonte ose nesër paradite do të marrë vendim nëse do të marrë pjesë në takim.
Kohëve të fundit është spekuluar se mbajtja e samitit të Bërdos është e paqartë për shkak të kërcënimeve të Serbisë për të bojkotuar takimin nëse Kosova aty do të marrë pjesë si shtet.
Beogradi zyrtar kërkon që delegacioni i Kosovës të marrë pjesë si pjesë e delegacionit të UNMIK-ut, por Prishtina zyrtare ka qartësuar se Kosova do të marrë pjesë në çdo takim ndërkombëtar vetëm si shtet i pavarur dhe assesi ndryshe. /kosovapress/