Merr mbështetje nga Estonia

Kryeministri Thaçi thotë se ka marrë një mbështetje të fuqishme nga Estonia në drejtim të integrimit në NATO dhe në BE, gjatë vizitës zyrtare në këtë vend.
Në një konferencë shtypi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kryeministri Hashim Thaçi tha se çështjet kryesore për të cilat ka diskutuar me homologun estonez kanë qenë marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve dhe përvojat e Estonisë në qeverisjen elektronike, standardizimi në shërbimin kadastral, në sektorin e bujqësisë dhe reformimit në edukim.
“Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm të thellimit të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Estonisë si një shtet që ka njohur Kosovën që në ditët e para të shpalljes së pavarësisë. Tani po ndërtojmë raporte ndërshtetërore por edhe të miqësisë”, ka thënë Thaçi.
Kryeministri Thaçi pohoi se homologu i tij nga Estonia së shpejti do ta vizitojë Kosovën.